|
Po hyjmë në vitin 2012, i cili do të karakterizohet nga një ndërthurje e pashmangshme me vitin 1912, për të shënuar ashtu njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, njërës nga ngjarjet më kulmore të kombit tonë. Pra, viti 2012 do të jetë njëfarësoj peng i preokupimit tonë me të kaluarën, e cila për këto njëqind vjet ka ardhur duke u shtresuar, por nuk është sistemuar, sikundër që ka ardhur duke u harruar, por pa u vlerësuar. Barra e vitit që po vjen, rrjedhimisht do të jetë e rëndë për ta mbajtur një vit i vetëm. Viti që po vjen, do të sjellë shumë dilema që do të kërkojnë zgjidhjet që nuk u janë dhënë gjatë një shekulli.
me shumë>>> |