Friday, April 19, 2024
Opinione

Lustracioni dhe hartuesit e dikurshëm të dosjeve

 

 

Prof. dr. Nazmi MALIQI

Në maujt e fundit u bë aktuale procedura ligjore e lustrimit. Sipas Ligjit për lustracion në Republikën e Maqedonisë, Komisioni përkates duhet të bashkëpunon me organe të sigurimit shtetëror: Drejtorin e Sigurimit dhe Kundërzbulimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sektori i Sigurimit dhe Kundërzbulimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencionit për Zbulimit. Si organe të tjera me të cilat bashkëpunon Komisioni konsiderohet edhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë. Komisioni duhet të grumbullojë fakte të veprimtarisë operative të informatave që kanë qenë lëndë e përpunimit, ruajtjes dhe shfrytëzimit nga organet e sigurimit shtetëror, në formë të përmbledhjeve të automatizuara ose me dorë të të dhënave dhe dosjeve, të formuara dhe të mbajtura për persona të caktuar, me të cilat janë shkelur ose kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarit, për shkaqe ideologjike politike, dhe nga i cili është realizuar leverdia materiale ose privilegje gjatë punësimit apo avancimit në punë.

Parashtrohet një dilemë, si ky lustrim mund të ndodhë në Republikën e Maqedonisë.

Në një shtetet, me një partizim të skajshëm të strukturave të sigurimit, siq janë institucionet e shërbimit sekret dhe arkivi shtetëror në Republikës së Maqedonisë, me institucionet e tjera që kanë të bëjnë me këte problematikë, ruajtja dhe besueshmëria ndaj dosjeve është kontestuese. Ekspertët e fushës së sigurisë por edhe të arkivit shtetëror, ofrojnë fakte të sigurta se një pjesë e aktivistëve spiuna të dikurshëm, anëtar të partive politike në pushtetet e këtyre dymbëdhjetë viteve të fundit, ishin edhe përgatitës të kurthave njëri kundër tjetrit. Përmes të punësuarëve të tyre në strukturat e sigurimeve, kanë depërtuar në arhivat e dosjeve dhe janë përkujdesur për plotësimin dhe ndryshimin e tyre apo për deformimin e tyre sipas dekreteve partiake apo të bosave të tyre partiak. Në këto lojëra, me arsye dyshohet në skenaret me ortaklëqe të disa personave për kurdisje të letrave për të manipuluar dhe për shpifjeve. Këta persona janë edhe vazhdimsi e lidhjeve të pista me një pjesë të sigurimit serb, për të cilët me kohë dyshohej se kanë një shtrirje brenda strukturave të sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Me keqëardhe mund të konstatohet, se kjo lojë e pistë është shndërruar në aktivitet partiak. Kjo lojë është me shumë të panjohura, me shumë falsifikime, kutha dhe kurdisje. Të kuptohemi këte lojë të kurthave në marrëdhëniet në mes parative brenda shqiptare, mund ta parapëlqejnë sigurimcat serb dhe maqedon. Atë që nuk e kanë arritur në kohën e moniozmit, që t’i shkatrojnë lidhjet e moralta mbrenda shqiptare, tani përmes dorës së tyre të zgjatur, brenda aktivistëve të besueshëm të tyre në partitë politike shqiptare, këtë lojë përçarëse, mund ta arrijnë në kohë të demokracisë. Në këte lojë dosjesh, disa të mjerë partiak e kuptojnë si zbavitje, pa qenë të vetëdijshëm të shkretit se bëjnë punë djalli. Nuk janë të vetëdijshëm, se shumë shpejtë mund ta gjejnë vetëvetën të pa kursyer nga punëdhënësit e tyre. Në kët lojë dosjesh të marketingut dhe kurthave ndërpartiake, është edhe një e vërtetë se policia dhe organet e tjera të sigurimit, në të shumtën e rasteve edhe mbjantën llogari, dhe i mbajnë në sekretë informatorët apo bashkëpunëtorët e tyre të vërtet. Të njejtit në të shumtën e rasteve edhe nuk figuronjnë si emra informatorësh, në dosjet e personave të ndjekur, apo të personave që në forma të ndryshme janë përcjellur nga shërbimet e fshehta sekrete. Disa prej tyre vazhduan kontuinitetin e punës së tyre të hartuesve të dosjeve, në rrethet e ngushta të grupacioneve partiake, duke vazhduar zanatin e tyre koorruptimit, dhe të vetëposhtrimit..

Nga ky konstatim, nëse i bëhet një qasje më serioze dhe qëllimmirë, mund edhe të deshifrohen se kush ishin hartuesit, manipuluesit dhe montuesit e dosjeve. Të kuptohemi në vendet me demokraci të brishtë, ekzekutojnë fakte të partizimit të strukturave shtetërore të sigurisë. Për këte arsye, në kushte të këtilla për t’ju shmangur partizimit të skajshëm nga partitë që kanë shumicën parlamentare,është e nevojshme të intensifikohet kontrolli demokratik parlamentar me ndikim edhe të partive opozitare parlamentare dhe sektorit civil. Kur bëhet fjalë për shërbime secrete të sigurisë, që mund të krijojnë kahje politike për funksionimin e shtetit, në shoqëritë demokratike për pjesëtarët e shërbimeve të tilla ka vlerësime se bëhet fjalë për njerëz të përgjegjshëm dhe të devotshëm në sigurinë e vlerave kombëtare, dhe si të tillë gëzojnë autoritet dhe u shprehet besueshmëri për punën e tyre. Por ka edhe vlerësime të tilla se bëhet fjalë për njerëz që në emër të shtetit dhe ruajtjes së sekretit shtetëror, apo në emër të patriotizmi populist, pikërisht këta janë shkelësit dhe përmbuzesit e rregullave të shtetit ligjor, këta janë përbuzës të moralit patriotic kombëtar. Duhet të kemi parasysh se në shtetet ballkanike, reformat në masë të madhe vareshin dhe akoma varen nga efikasiteti i sistemit të të menaxhimit politik partiak populist, që krijon problem në procesin e përshtatjes të sektorit të sigurisë. Departizimi i policisë dhe ushtrisë do të thotë pamundësim formal – juridik dhe faktik të veprimit të partive (pa përjashtim) në kuadër të organizimit strukturave të shërbimeve informative sekrete. Mirëpo, shpeshherë madje edhe realizimi i këtillë i depolitizimit, në praktikë përjeton vështirësi të papritura. Parashtrohet një dilemë, nëse partia politike që ka shumicën parlamentare, i përvetëson këto segmente si të vetat, nëse deputetët e shumicës parlamentare janë me numër bindshëm, dhe të njejtit ia dorëzojnë rolin vetë mbikqyrës qeverisë, apo nëse Qeveria paraqitet në kontrollue i parlamentit, ateherë, cili do të ishte suksesi i kontrolit demokratik, apo shoqërisë civile në kontrollin dhe mbikqyrjen e strukturave të sigurisë. Me këtë zvoglohet mundësia, që në kuadër të sistemit politik, shteti të zhvillojë kulturë qytetare dhe politikë demokratike, që qytetarët t’i pranojnë reformat për rregullat demokratike për ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella në një atmosferë të liruar nga trysnitë. Në kuadër të harmonizimit të reformave me pajtim me NATO dhe BE – standardet, nevojitet të bëhet perkufizim i kompetencave të strukturave të sigurisë (ushtrisë, policisë, drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, agjencisë për zbulim, drejtorisë për menaxhim me krizë) dhe afrimit të kontrrollit efikas demokratik parlamentar të sektorit të sigurisë. Duke sublimuar përvojat nga demokracitë perëndimore në sferën e strukturave të sigurisë, është evidente se, vëmendje të posaçme u kushtojnë çështjeve për kontroll demokratik për punën e Ministrisë së Mbrotjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në strukturat tjera të sigurisë, veçmas nga aspekti i mbrotjes së të drejtave të njeriut.

Strukturat e shërbimeve të fshehta të sigurimit në kohën e sotme nuk janë në procesin e ri të përshtatjes ndaj rreziqeve të reja për sigurinë. Ekzistojnë vlerësime serioze se funksionimi i shoqërive demokratike rrezikohen nga kriminaliteti i organizuar, droga, prostuticioni, trafikimi i kundërligjshëm i njerëzve dhe mallrave. Shërbimet e fshehta të sigurisë dhe të informacionit kanë për detyrë të mbledhin dhe të analizojnë informacione për këto rreziqe të mundshme dhe të bëjnë vlerësime të besueshme, të cilat duhet t’i afrohen institucioneve kompetente. Devijimi profesional apo korruptimi i strukturave të shërbimeve sekrete, hapë rrugët e krimit të organizuar. Zatën edhe nuk mund të ketë kriminalitet të organizuar, nëse nuk janë të implikuar pjesëtarët e strukturave të sigurisë të shtetit. Dyshohet në punësimin e kriminelëve në strukturat e sigurisë. Ata janë bartësit kryesor të mshefjes të gjurmëve të kriminalitetit të organizuar, apo krimeve që i bëjnë pjesë e strukturës shtetërore. Bartësit e pushtetit mund të llogariten si burrshtetas, vetëm atëherë nëse askujt nuk do t’i lejohet të ngriten mbi ligjin. Pikërisht këtu është edhe rroli i pazëvendësueshëm i parlamentit dhe pushtetit gjyqësor në mbikqyrjen e strukturave sekrete të sigurimit, për të ruajtur angazhimin ndaj shtetit ligjor që karakterizon shtetet demokratike, edhe në situata të rreziqeve të ndryshme. Në shtetet në të cilat kanë një demokraci të brishtë, ku politikat shtetërore i ndërtojnë në partizim të skajshëm, pa ndikim të shoqërisë civile, pa mediume të pavarura, kur shoqatat jo qeveritare të mbështetura me ekspertë të lëmive të caktuara mendohen si rrezik në të shumtën e rasteve, nga qeveria apo nga partia e cila e ka shumicën parlamentare, vështirë ndërtohet shteti ligjor. Ata që mendojnë ndryshe nga konjulturat e udhëheqësive partiake, të njejtit margjinalizohen, madje ndodhin edhe hapa hakmarrës për bindjet e tyre ndryshe. Sjelljet e tilla në dymbëdhjetë vitet e fundit, të qeverisë, sjollën edhe vështirësi më të madhe për prezentimin e mendimit dhe projekteve politike që dallojnë, madje edhe kur bëhet fjalë për sferën e sigurisisë. Ndodhë që aktiviteti i subjekteve joqeveritare apo edhe ekspertëve jo qeveritar, të shpallen edhe si antishtetëror, apo edhe të radhiten në struktura të ndryshme me epitete ashtu siç deshiron ndonjë përfaqësues i qeverisë, apo ndonjë partiak, t’i vlerësojë dhe t’i quaj. Për këte arsye, me lustrimin në Republikën e Maqedonisë, dhe punëve rreth dosjeve nuk duhet t’i lejohet që t’u krijohet fushë veprimit manipuluesve dhe të hartuesive dosjeve nga periudha e monizmit, që të njejtit (tani si sigurimca të dikurshëm dhe të tashëm “aktivist” partiak) apo disa prej tyre, që të rirekrutohen në manipulues të dosjeve që vet’i krijuan edhe i manipuluan.