Friday, April 19, 2024
AktiviteteGeneral

Proceset integrative evroatlantike dhe Republika e Maqedonise

Fondacioni Fridrih Ebert, zyra Maqedoni, bashkë me Qendrën për hulumtimin në administratën publike pran Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, organizuan Prezentim publik në temën: “Të drejtat e njeriut dhe shërbimet publike”. Prezentimi u mbajtë më 10-11 Qershor 2005, në Klubin e deputetëve në Shkup.

Fjalën hyrse e kishte zoti Shtefan Denert, përfaqësuesi i FES-it, i cili përfitoi nga rasti që t’i përshëndet të pranishmit, duke e potencuar rëndësinë për respektimin e të drejtave të njeriut, vecanarisht nga ana e të punësuarëve të ardhshëm në administratën publike. Zoti Aziri dhe zoti Maliqi, përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore dhe njëherit profesorë në Fakultetin e administratës publike, e shprehën kënaqësinë e tyre personale për organizimin e një projekti të këtill, vecanarisht jashtë kufijve të Universitetit.. Mundësia e ofruar studentëve që t’i paraqesin hulumtimet e tyre në sferën e të drejtave të njeriut, klasifikimi i tyre dhe implementimi nga ana e institucioneve të ndryshme të huaja dhe vendase, si dhe respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë është kontribut kolosal për studentët që studjojnë administratën publike. Prezentimi publik i punës së vetë hulumtuese para kolegëve të vetë, ishte një sfidë e madhe, por edhe privilegj për studentët.

Në Panelin e parë të Prezentimit u elaboruan fillimet, historia e konceptit për të drejtat e njeriut, si të drejta, burimet e tyre, instrumentet dhe procedurat e mbrojtjes. Fokusi ishte vendosur në burimet juridike ndërkombëtare dhe si ata janë rregulluar nga ana e Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut. Panelat tjera ishin të orientuara më shumë drejtë mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë, rolit të Avokatit të popullit -Ombdusmanit, Grupeve parlamentare, dhe e gjithë kjo e mishëruar me shembuj aplikativ për respektimin ose mosrespektimin e të drejtave themelore të njeriut në nivel lokal, respektivisht në mjediset e tyre.Prania e faktorëve të shumtë kërcnues (politik, ekonomik, social, kriminaliteti etj.) të drejtat e njeriut si vlerë demokratike kanë rëndësi të madhe nga karakteri praktik shoqëror për mbrojtjen e të njejtave, vecanarisht nga të punësuarit në administratën publike dhe në shërbimet publike.

Studentët i prezentuan hulumtimet e tyre në mënyrë shumë profesionale dhe në detaje, sikurse edhe moderatorët të cilët përmes prezentimit të mirë në cdonjërën nga temat ishin mjaftë provokativ për të dalur me të vërtet një debat frytëdhënës dhe interesant.

Kjo ngjarje ishte atraktive vecanarisht për mediumet nëgjuhën shqipe, të cilat dhanë raporte të shkurtëra në Radio-televizionin e Maqedonisë, Redaksia shqiptare, TV Era dhe Radio Vati. Pas përfundimit të këtij aktiviteti u përgatit një emision njëorësh që u distribua deri te tëgjitha mediumet shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Raport për këtë ngjarje, poashtu, kishte edhe në gazetën e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore “Evro-idea”.

Debat Publik : Të Drejtat E Njeriut Dhe Shërbimi Publik

PROGRAMI I PUNËS

10 qershor 2005

10.00 – 10.15

• Hapja e Seminarit
Stefan Dehnert, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert
• Fjalë përshëndetse
Etem Aziri, Dekani i Qendrës për Hulumtime të Administratëspublike – UEJL
• Fjalë hyrse për Projektin
Nazmi Maliqi, Drejtor i Qendrës për Hulumtime të Administratëspublike – UEJL

10.15 – 11.30 (Pjesa e parë e seminarit)

Moderator: Evisa Kica, Vahide Ziberi and Fidan Jusufi

Prezentime në temë:
• Nocioni, evualimi dhe llojet – klasifikimi i të drejtave të njeriut
• Burimet juridike ndërkombëtare të garantimit të drejtave të njeriut edhe të institucioneve dhe procedurave për sigurinë e tyre
• Konventat dhe deklarata për të drejtat e njeriut në sistemin e OKB-

• Institucionet dhe procedurat të bazuara në Deklaratën univerzale për të drejtat e njeriut
• Burimet juridike evropiane të garantimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të institucioneve dhe procedurave për sigurinë e tyre
• Procedurat për sigurinë e të drejtave dhe lirive të njeriut pran Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

11.30 – 12.30 Debat

12.30 – 13.30 Pauzë

13.30 – 14.30 (Pjesa e dytë)

Moderator: Ramazan Shaqiri, Yllka Salihu and Melihate Jusufi

Prezentimi i temave:
• Burimet vendore të garancioneve për të drejtat e njeriut dhe procedurat institucionale për sigurinë e tyre
• Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe te drejtat e njeriut
• Roli avokatit popullor (Ombusman) n ë mbrojtjen e t ë drejtave dhelirive t ë njeriut
• Të drejtat univerzale të njeriut pjesë përbërëse e sistemit humanisttë vlerave në shërbimin publik dhe në administratën publike në përgjithsi
• Java e njëmbëdhjetë: Të drejtat e qytetarëve në marrëdhëniet e punës në kontekst të drejtave dhe lirive të njeriut

14.00 – 14.30 Debat

11 juni 2005

10.00 – 13.30 (Pjesa e tretë)

Moderator: Amet Ibrahimi, Imerlije Salihu, Florent Jashari and Behare Qerimi

Prezentimi i temave:
• Format jashtinstitucionale dhe teknikat për përparimin dhe sigurinë e të drejtave dhe lirive të njeriut
• Shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut – Vetëdija autoritare, frenues i të drejtave të njeriut
• E drejta e votës si e dretjë themelore nga korpusi i të drejtave politike

11.30 – 14.30 Debat