Politikanët apo elektorati i pandërgjegjshëm brendashqiptar
Prof. dr. Nazmi MALIQI
Prej kur ekziston njerëzimi, gjithëherë komunikimi ka qenë nevojë e patjetërsueshme për një bashkëbisedim ndërpersonal, ndërgrupor, si pjesë të panadshme e jetës së përditshme. Edhe sot të gjithë kanë nevojë të komunikojmë me njëri me tjetrin, duke përcjellë mendimet, duke shtruar pyetje, duke kërkuar llogari, apo për të gjetur përgjigje në pyetjet e ndonë interesi reciprok, për të ofruar porosi konkuruese. Mirëpo, komunikimi në kohë të sotit, në mes një pjese të shqiptarëve po dallon dhe po devijon. Prej sa vite, shqptarët që jetojnë me halle të tyre jetësore, që janë jashtë dredhive dhe lojave politike, janë lodhur nga një llojë i komunikimit politik, të një fjalori të armiqësuar, me projekte destabilizuese brenda shqiptare, me fjalorë të ndytë, pa porosi pajtuese dhe për mirëqenje. Komunikologët thonë se komunikimi i mirë është aftësi për të dhënë mesazhin – porosinë e duhur për një apo më tepër çështje, në mënyrë dhe kohë të duhur dhe për audiencë të qëlluar. Apo ndosht më e mirë do të ishte porosia e komunikologëve se, komunikim të mirë, e bëjnë njerëz të mirë, të moralshëm, të ndërgjeshëm dhe ofrojnë projekte të mira dhe projekte konkuruese. Në ditët e sotme kur qytetaret shqiptarë të Maqedonisë, janë të vërshuar nga shpërngulje drejtë vendeve të Evropës perendimore dhe më largët, kur janë pre e varfërisë e skamjes, kur mungon përfillja ligjore, një pjesë e politikave shqiptarë zhvillojnë kurtha për shmangje nga projektet për përmirsim të standardit jetësor.
Në kohë kur pritej arritja e një koncenzusi ndërpartiak për sjelljen e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, kur ka shqetsim për kalimin e afateve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, kur kërkohet edhe definim më i qartë për politikat evrointegruese të Maqedonisë, rritet numri i aktorëve të një komunikimi me fjalorë sharjesh, etiktash, shpifjeve, fjalorë tinzirakësh, të nëntokës, fjalorë të kurdisur të radikalizuar antiqeveritar etj, Një komunikimi i tillë i politikanëve, po margjinalizohen vlerat humane që kultuvohen me aktivitet funksionale politike. Paraqitjet publike të disa politikanëve me qytetarët shqiptarë po bëhen gjithnjë e më kompleks dhe më i pa arsyeshëm. Futja e një konkurence të fjalorit konfliktuoz dhe sharjesh, nuk përcjellë porosi të mira partiake për vetë autorët, por edhe për të tjerët. Me shumë vite po mungon konkurrenca e mesazheve, të cilat kanë për qëllim vëmendjen e qytetarëve, për t’u përcjellur komunikim efektiv politik. Shumë më tepër aktorët partiak po paraqiten me teatër politik me shumë historicizma, me politikë populiste, me mesazhe parazgjedhore monotone. Duke u mbështetur në disa analiza, nga ekspert të cilët janë njohës të situatave të krijimit të turbullirave, kurdisjeve të skemave për sharje dhe manipulime, parashtrohet një dilemë, çka ndodhë me mënyrat e komunikimit të politikanëve të partive më të mëdha në Maqedoni, BDI, PDSH dhe DR. Deri kur do t’i kenë rrugëtim të tyre, komunikimin e mbrapsht para opinjonit publikë, por edhe herë herë të shihen edhe të buzqeshur në takimet e tyre krejt largë syrit të atyre njerëzve, që janë në halle të mëdha, se çka po ndodhë me të zgjedhurit politik të tyre. Ndoshta edhe me të drejtë dyshohet se një pjesë e fjalorit konfliktuoz brendashqiptar, që po ushtrohet nga disa partiak shqiptarë, e kanë edhe dozë të porositur nga menaxherët e VMRO-DPMNE-së. Këta menaxher partiak ndoshta edhe për kundër vlerë e kanë obligim, që të ruajnë linkun biznesor të bosave partiak shqiptar. Atyre iu konvenon sharja ndërshqiptare, por edhe më tepër i konvenon, që këta akter partiak, ta shajnë edhe VMRO –DPMNE –në, dhe qeverinë ta quajnë, qeveri antishqiptare. Këte komunikim sharjesh dhe shpifjeve brendashqiptare, pa e përtupur mirë, e pranojnë si të gatshme një pjesë e militantëve partiak, Sharjet e partiakëve shqiptar kundrejt Qeverisë, elektorati maqedonas edhe më shumë e duan VMRO – DPMNE. Parashtrohet një dilemë tjetër, kjo situatë e një komunikimi të mbrapshtë të partive politike, a do t’i ngjajnë kurthave dhe sharjeve, si ato që ishin para sa viteve në mes PPD-së dhe PDSH-së, në vitin 1994 dhe 1998. Kjo kohë eshte edhe më e vështirë për statusin e shqiptarëve. Kryesitë partiake të PPD- PDSH (që tani disa prej tyre janë edhe në BDI dhe në DR), u shanë, u baltosën, bënë kurtha, iu kërcnuan njëri tjetrit, megjithatë bënë edhe një marrëveshje “patriotike shqiptare” për lista të përbashkëta zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit nëntor 1998, me motën “Shqiptarët sëbashku”. Sado që ishte një llojë i një marrëveshje intersash personash dhe inters nërpartiak PDSH- PPD- LSDM, shqiptarët këtyre politikanëe iu besuan dhe i votuan Por, pas këtij bashkimi partiak zgjedhor, pas përfundimit tëzgjedhje u prish “Marrweveshja kombëtare shqiptare”. Mandej në vitin 1999 – 2000, në mes PDSH-së dhe PPD-së, ndodhi komunikimi ndërpartiak më armiqësor dhe më përbuzës. Në këto dy vite bleheshin dhe shiteshin deputetët shqiptar me paratë e VMRO-DPMNE-së. Hoteli “Aleksandër palas” në Shkup, ishte vendi më i preferuar për kontraktimin e shitjes të një pjesë të deputetëve shqiptarë. Ishte aktual komunikimi kontraverz. Por në të njejtën kohë, shanin dhe sulmonin gjithkend që kishte guximin të mendonte ndryshe nga ata. Shpalleshin dosje të dyshimta policore nga përfaqsuesit e PDSH-së nëpër tubimet e tyre partiake. Ndodhën zgjedhjet presednciale dhe zgjedhjet lokale, në vendvotimet ku votinin shqiptarët, ishte gjendje e jashtëzakonshme, ndodhën rrafje, ndodhën plagosje, ndodhën vrasje. Në atë kohë, po ajo përbërje nga kryesitë partiake të PPD-së dhe PDSH-së, cilët duheshin shumë dhe përqafoheshin në fushatat para zgjedhore parlamentare të vitit 1998, në këto zgjedhje presedenciale (1999) dhe lokale (2000), u bënë rezil, bënë turpin, zhgënjyen, dërguan porosi poshtruese, dekurajuese opinjonit publik të brendshëm dhe ndërkombëtar, se shqiptarët akoma nuk i kanë përvetësuar vlerat demokratike për garime ndërpartiake. Për këtë arsye, historianët dhe disa intelektual që janë të partizuar, që po paraqiten edhe si dëshmitar të këtyre ngjarjeve, nuk duhet të jenë aq shumë të përukulur apo edhe të përululur para punëdhënësve të tyre, nuk duhet t’i nënçmojnë titujt doktorash apo magistrash që i kanë. Nëse jo për tjetër, këte nënçmim mos ta bëjnë për hirë të të afërmive, për hirë të familjeve të tyre. Ngjarjet dhe aktorët për organizimin politik të shqiptarëve, mos t’i përshkruajnë dhe t’i citojnë rrejshëm nëpër broshuarat dhe paraqitjet e tyre nëpër media. Një pjesë e profesorëve universitar nga rradhët PDSH-së dhe BDI-së, është koha e fundit që të mundin vetëvetën, të dalin nga vazaliteti i gjumosur, nga skemat nepotiste si dhe nga gëzhojat poshtruese servile në të cilat gjenden. Ata duhet të kuptojnë se politika kadrovike universitare, e cila udhëhiqet nga partiakët e nëndegëve të PDSH-së dhe BDI-së, devalvon organizimin dhe menaxhimin akademik universitar, si dhe përjashton vlerat e komunikimit akademik brendashqiptar. Kaptinë në veti e ndonjë analize mund të jetë, si një pjesë e madhe e gazetarëve shqiptar, përskaj kodit etikë për informim korrekt, me vetëdishirë e kanë paranuar këte gjendje mjeruese që e kanë.
Elektorati shqiptar është në pritje, që politikanët të kenë plane të mira dhe politika të mira, politika pajtuese, plane të cilat mund të jenë shumë joshëse për qytetarët. Por nëse politikanët nuk arrijnë t’i shndërrojnë planet e tyre në qëndrime politike dhe mesazhe të qarta, nëse nuk i komunikojnë ato në mënyrë korrekte, atëherë shumë lehtë humbë vlera e tyre në sytë e opinionit publik. Komunikimi politik në ditët e sotme është nën çdo nivel të retorikës të një kulture politike dhe kërkon një qasje gjithnjë e më të sofistikuar me qëllim të arritjes së mesazheve nga politikanët për qytetarët, fitimin e besimit dhe të përkrahjes publike. Ndoshta edhe nga deficiti i kulturës politike dhe çështje etike e morale, elektorati shqiptar në këto zgjedhjet e fundit, më pak se 40% kanë votuar. Afër 60% të elektoratit shqiptar nuk i përkrahin mesazhet e mjegulluara dhe të “lodhëta” të partive politike. Koha e propagandës politike e zënkave dhe kurthave brenda elitave partiake shqiptare duhet të jetë në perëndim të sipër.