Tuesday, December 3, 2024
Intervista

Diktatet Partiake Krijojnë Defekte Organizative Universitare Mbrendashqiptare Në Republiken E Maqedonisë

 


Prof.dr. Nazmi Maliqi

Nuk ka arsye inelektuale të respektohet porosia e dikurshme:

audi, vide, tace si vis vivere in pace

Në kohën e kontesteve të ndryshme politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe të sigurisë, rradhiten edhe prioritetet shtetërore. Në këte qasjen time do të fokusohem në një farë mënyre në arsyen për kultivimin e vlerave arsimore si çeles per rekonstruktimin edukativ arsimor mbenda shqiptar. Pikë fokusuese per rezistancen politike, për institucione stabile, të cilave duhet t’i besojnë edhe qytetarët. Në këte qasje time përzgjodha shkollimin sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Që në fillim insistoja që të fokusohem në vijat organizative brenda institucionale, ligjore, fakultet, programet, politika kadrovike, politika hulumtuese etj. Kuptohet, nga kujtesa asnjherë nuk më është shmangur rrugëtimi deri te zyrtarizimi e universitetit shqip, që ishte i përcjellur me sakrifica, me rezistencë dhe me ndjenë atdhetare. Ky rrugtim i ngjante një kushtrimi që edhe shqiptarët të vëhen në konkurencë për dije me të tjerët.

Për këte vështrim timin zgjodha një radhitje të organizimit funksional organizimi, funksionimi, politika, partizimi dhe sikur pa dashje ashtu instiktivisht u fokusova në odën universitare, ku stdudentetët mbajnë mend takimet me kolegët, konsultimet, mishrimin me librin me universitetit. Në përceptimin tim u krijua një hapsirë e zbrastë, si është e mundur në kohë të sotme, universitet pa bibliotekë, pa qendra hulumtuese, pa kompletim kadrovik. Sa e bëra kujtesen, për radhitjen e prioriteteve, dobitë kombëtare që krijon arsimi për ndërtimin e një përspektive qytetare, nuk arrita të bëjë kujtesën për analogji, ne shqiptarët universiteti shtetëror i Tetovës dhe tre Universitet tjera shtetërore në Maqedoni. U mundova që në kujtesën time të gjejë arsyetime nga më të ndryshmet. USHT-ja po pengohet të marrin rrugëtimin e mbar organizativ, se një ditë duhet të ndodhë që partitë politike shqiptare ta shikojnë këte universitet si vlerë të përbashkët brenda shqiptare. Se diktati partiak po krijon defekt, po krijon ndryshkë, po dëmton vlerën konkuruese kadrovike, po krijon dukuri primitive të nepotizmit etj. Duke i radhitur vëjtjet, të cilat shpesheherë, unë i dëgjojë nga studentët, me të cilën baskëudhëtojmë me atobusë drejt Shkupit dhe Tetovës, nga mendimet e mia nuk më shmanget një kureshtje, pse universiteti akoma nuk arriti të ket madje një bibliotekë modeste dhe leximoret si vendëtakime akademike të studentëve. Nejse, kjo kureshtje edhe më tej më mbet e pashmangur.

Strategjia akademike ne rrugëtim arsimor, e bazuar në një analogji, duke u ballafaquar me menaxhimin e kohës, profesorëve universitar me siguri duhet t’i rikthehen dëshirës për t’iu shmangur mjerimit edukativ dhe arsimor, duke u arvatur për t’u radhitur me modernen, për të realizuar normalen, mesataren, për t’i ngritur ambicjet për konkurencë akademike mbrenda shqiptare dhe me të tjerët. Të kuptohemi pedagogët që merren më përsëafërmi me qellimet edukative arsimore, rekomandojnë se nëse funksionojnë normat, rregullat, ligjshmëria, ateherë nuk ka nevoje te mendohet me tej per synimet e edukimit. Në raste të tilla, përkundër vështërsive që eventualisht mund të jenë prezente, synimet universitare kanë rrugëtim të mbar për kultivimin e vlerave arsimore, kanë radhitje të kënaqshme. Por nëse këto rrugëtime akademike vëhen në kornizë të grupeve të ngushta të interest, në interesa personale, në interesa të inatit partiak, atëherë neglizhohen normat universitare, krijohet vobektësi akedimike, çregullohet radhitja hierarhisë akademike. Çthurrje të tilla i shohim me raste të instalimit të kuadrave partiake, në detyra dekanësh, bartës të programeve ligjeruese pa u rrespektuar rregullat adekuate akademike. Këto ishin pasoja që i krijuan dy partitë politike shqiptare PDSH dhe BDI, duke i invaduar hapsirat universitare të USHT-ë, i lanë pasojat dhe defektet. Kjo situatë me keqëardhje mund të konstatohet se përcillej dhe akoma përcillet me fukarallakun kolegial mbrenda profesorëve, despotizmi partiak, dëgjueshmëri servile, pa guxim intelektual (me shumë pak përjshtime) duke krijua vakume organizimit kualitativ universitar, për përcjelljen e ligjeratve dhe zbrastësi kadrovike adekuate. Partzimi i universiteve në qarqet akademike të popujve që më herët se ne i kanë kaluar këto dhimbje, llogaritet si dukuri e shumtueshme. Mund të parashtrohet dilemma. A ekziston partizim i universiteve shtetërore diku në Evropë, përveç se tek ne shqiptarët. Nëse jo, atëherë çka bëjmë ne? Ku dëshirojmë të shkojnë partitë politike shqiptare me këte logjik të mbrapshtë, duke krijuar defekte organizative universitare. Është mase e qartë se këto ngatrrime me partizim të universitetit dëmtohen vlerat universitare të programuara në kartën e Bolonjës. Xhvendosjet e tilla të prioriteve të përcaktimeve programore nuk i afrojnë alternativë të kënaqshme USHT-së.

Partitë politike shqiptare në prioritet e tyre duhej t’i kishin intervenimet me kohë për pengimin e projekteve “Shkupi 2014”, “Enciklopedia e Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve”, Vendimi i ministrit të arsimit dhe shkencës për mësimin e gjuhës maqedonase prej klasës së pare, dhe përmes aktivitetit të tyre politik të krijonin kushte më të mira për mirëqenje, që mos ndodhë boshatisja e disa vendbanimeve shqiptare gjatë këtyre muajve, që këta shqiptarë kanë synim të vetëm, rrugëtimin për ekzistencë.

Në kontekst të zhvillimit të ngjarjeve politike, ekonomike dhe të sigurisë me të cilat përballej dhe përballet realiteti i cili lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien e përgjithshme, duke i kuptuar drejtë vlerat demokratike, nuk ka arsye inelektuale të respektohet porosia e dikurshme: audi, vide, tace si vis vivere in pace (dëgjo, shiko dhe hesht, nëse dëshiron të jetosh i qetë).