Nevoja për një prokuror special jep një pamje se maqedonia, po rrugëton drejt një protektorati juridik

SHKARKO NE FORMATIN PDF

Prof. Dr. Nazmi Maliqi

Nëse krimi i organizuar i elitave të partive politike fillon nga kutitë e votimit, me vota të vjedhura, me vota të manipuluara, elitat politike pushtetarë i mundësojnë, individëve të involvuar ne strukturat e ndryshme udhëheqëse partiake dhe shtetërore të shohin rastin e përfitimeve dhe shlyerje të gjurmëve të keqpërdorimit apo të kriminalitetit. Pra këtu kemi të bëjmë me pasurime të çuditshme të njerëzve. Kjo shkelje e ligjit zgjedhor me vite po ndodhë në Republikën e Maqedonisë. Me politikat kriminele, politikat që kanë ngjyrim socio patologjik shprehin pesimizëm te qytetarët, apati, apo edhe ndjenja e frikës dhe largim nga shteti. Me këtë marrëveshje të ndikuar nga përfaqësues të BE-së ndaj katër partive, VMRO – DPMNE, BDI , LSDM dhe PDSH, qytetarët presin që këta aktor partiak ta hetojnë shtetin e tyre, tu kthejnë besimin votuesve se mund të funksionoj ligji.