Thursday, April 18, 2024
Intervista

Turqia ka qenë dhe është mik i natyrshëm i shqiptarëve

 

Prof. Dr. Nazmi MALIQI
Profesor në Fakultetin e shkencave politike dhe të diplomacisë
Universiteti FON – Shkup
Intervistë, Zaman, nr. 85 , 26 dhjetor 2012

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të faktorizimit të popullit shqiptarë në Ballkan, është një disponim shumë pozitiv për të radhitur faktografinë në ndërtimin e raporteve të Turqisë me shqiptarët në përgjithësi. Duke u mbështetur në fakte, formohet përshtypje e re, ashtu që trojet shqiptare nuk ishin troje të okupuara, por të mbikëqyrura nga zyrtarët të perandorisë Osmane.

Ajo që është e rëndësishme të përmendet në kronologjinë e zhvillimieve politike, ekonomike dhe të zhvillimeve të tjera në Ballkan, korniza ku shtrihej interesi i popullit shqiptar, patjetër se duhet të bazohet në një faktografi historike, duke u nisur së pari nga politikat kadrovike që kanë lindur intelektualë, profesor, ekspert, gjeneral, pashallarë njerëz eminentë që kanë qenë të shkollave turke. Edhe Ismail Qemali, Sami Frasheri, Naim Frasheri , Abdyl Frashëri, edhe Hasan Prishtina por edhe shumë të tjerë, që janë marrë me çështjen kombëtare shqiptare, janë personalitete të cilët janë krijuar në vijat të një autoktonie të politikës të asaj kohe, gjë që lenë një hapësirë për të vlerësuar më drejtë edhe historinë edhe zhvillimin e raporteve shqiptaro – turke edhe në kohën e sotme. Shkrimi i historisë në raportet e Shqiptarëve me Turqinë në këtë kontekst edhe vetë Perandoria Osmane në çfarë pozicione ka qenë e orientuar në stabilizimin e rrjedhave Islame në Ballkan, por edhe në krijimin e vijave politike që kanë lakmi njerëzit eminentë të shkencës apo akademikët për ta riaktualizuar këtë çështje shumë të rëndësishme, thotë profesori universitar dhe dhe analisti politik Nazmi Maliqi.

“Ne shqiptarët më së paku i kemi shfrytëzuar vlerat pozitive që mund të jenë edhe vlra të përbashkëta shqiptaro – turke. Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të faktorizimit të popullit shqiptarë në Ballkan, është një disponim shumë pozitiv për të radhitur faktografinë në ndërtimin e raporteve të Turqisë me shqiptarët në përgjithësi. Duke u mbështetur në fakte, formohet përshtypje e re, ashtu që trojet shqiptare nuk ishin troje të okupuara, por të mbikëqyrura nga zyrtarët të perandorisë Osmane. Mendoj se kanë të drejt shumë hulumtues të hisorisë dhe përsonalitete të elitave politike, kur konstatojnë se është koha që të rishkruhet hisoria e marrëdhenieve shqiptaro –turke, apo periudha osmanizmit dhe shqiptarët. Jo rastësisht këto konstatime i dëgjuam në vigjile të festave të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Dëgjuam edhe të dhëna të mbështetuara në fakte, se pa Perandorin Osmane, në tokat shqiptare, ndoshta do ta përjetonin atë që e thonte edhe Faik Konica ”sikur shqiptarët të mos ishin muslimanë . . “. Perandoria Osmane prezente në Ballkan me vlera Islame, osmanlizmi dhe shqiptarizmi, lidhja shqiptare përmes vlerave të Islamit, një radhitje shumë e mirë në ruajtjen e partneritet me Turqinë. Ky kontinuitet, e mbron tezën për mbrojtjen e shqiptarizmit, për ndryshe do të kishte shumë njerëz me prejardhje shqiptare por nuk do të ishin shqiptarë. Ky fenomen duhet të zbardhet edhe më shumë nga akademikët, historianët apo hulumtuesit. Abdyl Frashëri, diplomat dhe patriot, edhe pse ishte prijës i Lidhje së Prizrenit, menjëherë pas një kohe të shkurtër të kësaj ngjarjeje me inters kombëtar shqiptar , rivendosi raporte te shkëlqyeshme me Perandorinë Osmane. Çka është më e rënëdishme sipas shkrimeve të asaj kohe, e pranoi edhe rolin ambasador në mbrojtjen e interesave të përbashkëta, në mbrojtjen e interesit interesit të perandorisë osmane, kundrjet Greqise së atëhërshme “, vlerësoi Maliqi duke i vënë theks të veçantë edhe ndryshimeve që janë përjetuar me kohë në këto troje.

“Pas 100 viteve kuptohet se kanë ndodhur shumë ndryshime dhe shumë risi, sa e sa shpërngulje, trauma, vrasje, lufta e parë dhe e dytë botërore etj. Pas të gjitha baticave dhe zbaticave që i ka pasur kombi ynë, në shek. XX, sikur lidhemi me një ndikim paralel, duke e pasur parasysh se Turqia tani më llogaritet si forcë strategjike në politikat globale dhe ka kuptim shumë të madh edhe në regjionin ballkanik. Por ja që edhe ne shqiptarët tani më jemi faktor – ndikimi, duke e marrë parasysh Shqipërinë si një shtet i NATO-s me një rrjedh të një stabilizimi normale, Kosova një shtet i pavarur, shqiptarët në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe në Mal të Zi kanë një rrjedh të faktorizimit si identitet kombëtar, po në këto shtete shqiptarët ngrenë rolin e vet.
Kjo kompakëtsi territoriale e shqiptarëve që është ruajtur deri në ditët e sotme ka një domethënie shumë të madhe edhe në politikat të strategjisë të zhvillimeve ndërfqinjësore, por edhe regjionale duke u bazuar në politikën e drejtë që e ka Turqia ndaj Ballkanit. Në atë politik ne duhet të ngrihemi dhe të avancohemi, duke i zbardh faktet se Turqia është shtet mik i kombit shqiptarë. Në këtë miqësi të natyrshme që i kemi ne dy kombet, duhet të shohim që të ndikojmë në ndërtimin e pozicioneve më të favorshme ekonomike, politike, sociale, kulturore etj., që të ngremë domethënien edhe të vlerës si popull që takojmë, duke pasur parasysh edhe vlerat e përbasjkëta islame që na kanë bërë që të bëhemi më të afërt. “, theksoi ai.

Faktografia historike duhet vendoset në binarë të drejtë

Sipas Maliqit, raportet për ndërtimin e historisë politike të Ballkanit mund të vërehen në rrjedhat e zhvillimit të afërsisë, edhe të ndarjes, në botëkuptimet që të ndërtohet ajo vija shqiptaro – turke që ka pasur edhe gabimet e veta. “Mirëpo, ne absolutisht nuk duhet të bazohemi vetëm në periudhën e shkapërderdhjes së perandorisë Osmane. Faktografia historike duhet të zhvillohet më gjerësisht. Shumë territore shqiptare në Greqi që kanë qenë të banuar me shqiptarë sot më nuk janë, ngaqë ata njerëz tani më janë asimiluar. Dikur e kishim shtrirjen e shqiptarëve deri diku në Bosnje, Kroaci, sidomos në Sanxhakun e Nishit dhe Leskovcit, mirëpo ato territore më nuk janë të banuara me shqiptarë. Për mbrojtjen e kësaj autoktonie tokësore të sotme që e kemi, ku shtrihemi ne shqiptarët, është meritë shumë e madhe edhe e Perandorisë Osmane. Historianët me siguri se do të hulumtojnë dhe do ta zbardhin këtë realitet edhe me fakte. Ngaqë edhe në periudhën e Lidhjes së Prizrenit në vitet 1878, përskaj të gjitha deklaratave për interesin kombëtarë ndodhi një tragjedi shumë e madhe. Pas Kongresit të Berlinit, pati shpërngulje të 612 fshatrave shqiptare nga qyteti i Nishit e këndej, që në ato toka më nuk kemi shqiptarë. Nganjëherë edhe fuqitë Evropiane, kanë luajtur një rol shumë dezintegrues për shqiptarët, edhe në keqësimin e politikave shqiptaro – turke. Edhe kongresi i ambasadorëve në Londër dhe takimet e tjera diplomatike nëpër Evropë, ishin në kundërshtim të interesit shqiptar. Kështu që, duke i llogaritur si shumë domethënese për intersin shqiptarë, qëndrimet e disa personaliteteve të Austro Hungarisë, paramendoni edhe pse po festohet 100 vjetori shtetit shqiptar, sipas meje dokumenti më i favorshëm për interesin kombëtarë shqiptarë është viti 1999, kur me sponsorim të SHBA-së, OKB-ja përcakton statusin “Protektorat ndërkombëtar për Kosovën”. Unë mendoj se të gjitha dokementet e tjera të mëparshme të diplomatëve evropianë kanë qenë dekorajuese dhe nuk kanë favorizuar çështjen shqiptare në Ballkan. Mund të themi se Evropa ka pasur një qëndrim të çuditshëm negativ, ndoshta pse liderët shqiptarë të asaj kohe nuk kanë mundur të ruajnë pozicionet, apo nuk kanë luajtur rolin e lobimit diplomatik për krijim të partneriteteve të besueshme. Për fat të keq, në raportet me Turqinë, ka munguar besnikëria e ndërsjellët për të avancuar edhe më shumë pozicionin shqiptaro – turk, duke u bazuar në vlerat përbashkëta që i kanë këto dy kombe. Në asnjë mënyrë nuk mund të shihen elemente anti – turke në popullin shqiptar, përveç atyre që i ka prodhuar politika dhe shkenca historike të politizuar. Edhe shqiptarët që i takojnë fesë katolike apo ortodokse kanë një element pozitiv ndaj Turqisë. Kjo vlerë e përbashkët, nuk është shfrytëzuar mjaftë nga politikanët turq dhe shqiptarë. Kurse pas 1990-ta e këndej për ndërtimin e këtyre raporteve reale, më transparent dhe më të argumentuar po krijohet një garë e kujdeshme të elitave politike shqipatre për të vendosur raporte me projekte të shëndosha për forcimin e marrëdhënieve në mes dy popujve, për të krijuar miqësi më domethënëse dhe reale “, bëri të ditur ai.

“Në kohën e sotme , në marrëdheniet ndërkombëtare roli i Turqisë është shumë domethënës. Nëse për SHBA-në, në vitet 1985 – 2000, partner strategjik për realizimin e politikave në Evropën qendrore dhe Lindore ishte Gjermania, tani për ndëtimin e politikave ndërkombëtare, për të ndërtuar projkete për stabilitet dhe mirëqenje dhe siguri, partner strategjik për Evropën Juglindore dhe Lindjen e Afërt dhe të Mesme, për këtë pjesë e ka Turqinë. Kjo po ndodhë duke llogaritur, si një shtet serioz dhe besnik, por edhe si një shtet që ato vijat e stabilitetit institucional politik, ekonomik dhe të sigurisë i ka më të favorizuar se sa që i ka pasur Turqia ndonjëherë.

Ndërtimi i këtij stabiliteti të Turqisë, rrezaton edhe nëpër trojet e Ballkanit duke e pasur parasysh edhe nostalgjinë e një botëkuptimit të mirë për perandorinë Osmane, që duhet të kultivohet duke i zbardhur faktet historike se si kanë mundur, këta popuj të funksionojnë në ato vite, kur bëhet fjalë për pesë shekuj të tërë. Duke e pasur parasysh këtë kontinuitet tokësor dhe shpirtëror të lidhjeve të natyrshme të shqiptarëve me Turqinë dhe ri-domethënien në ato pozitat gjeostrategjike që i kërkojnë edhe të tjerët prej neve, patjetër duhet të forcohet edhe më shumë lidhja ndërshtetërore Turqi – Kosovë –Shqipëri-Maqedoni.
Turqia ishte forca kryesore shtetërore për mbrojtjen e popullit musliman boshnjak. Turqia ishte lobist i shkëlqyeshëm diplomatik gjatë gjithë rrugëtimit të rezistencës për çlirimin, e deri në njohjen e pavarsisë së Kosovës. Në vitin 1997, kur ndodhi ramje e sistemit politik në Shqipëri, kur filluan të riaktolizohen orekset shoveniste grabiqtare serbo – greke ndaj tokave shqiptare, Turqia bindshëm shprehi qëndrimin vëllazëror për mbrojtjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Turqia ishte shteti i parë që e ka pranuar pavarësinë e Maqedonisë. Keni parasysh, vetëm deklarimet e ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu, ku në mbrojtjen e pozicioneve për pranimin e Maqedonisë në NATO, krijohet një përshtypje sikur ai të ishte kryeministri i Maqedonisë, ishte shumë më bindës apo më i argumentuar, për të treguar rëndësinë, pse Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-së.

Gjithë këtyre ndikimeve dhe përkrahjeve turke, dita ditës shihet qartë se Turqia po vazhdon të ketë një interes shumë të madh për ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike, politike, kulturore dhe të sigurisë, me shqiptarët, me boshnjakët, me Maqedoninë, si një lidhje shumë të natyrshme dhe shumë besnike. Të kuptohemi, pozita gjeostrategjike e shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan, faktorzimi i shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë, duhet të shikohet me prioritet përmes forcimit të të raporteve shqiptaro – turke. Me forcimin e lidhjeve drejt Turqisë. Me këtë proekt shqiptaro – turk , mund të shihet edhe rasti i volitshëm i kohës së sotme edhe për mirëqenie ekonomike dhe për bashkëpunime të të tjera domethënëse edhe për tërë rajonin ballkanik.”, përfundoi profesori universitar dhe analisti politik Nazmi Maliqi.