Friday, April 19, 2024
Opinione

Marrëdhënie ndërkombëtare dhe njohja e pavarësisë së Kosovës

Prof. dr. Nazmi MALIQI

Aktivitet e politikës së jashtme të përfaqësuara aktorët e diplomacisë në kontakt me aktorët e tjerë zbatojnë efektet e veta në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në analizën politike të njohjeve ndërkombëtare, nganjëherë edhe nga analiste të njënashëm apo edhe nga ata të painformuar mirë, hedhin edhe dilemma të pa përpunuara mirë. Një pjesë e analistëve kosovar, fajësojnë shtetete arabe apo shtetet që janë me shumicë të fesë islame, se pse shumica nga ato akoma ngurrojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Përkundër ngadalësimeve për vënien e marrëdhënieve diplomatike dhe njohja e shtetësisë së Kosovës, Konferenca islamike botërore me 57 shtete anëtare përmes një deklarate kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, i urohet Kosovës sukses në ndërtimin e një shteti të fort dhe prosperues. Disa ekspert dhe publicist të tjerë vëjnë kundër argument përse Vatikani, përkundër faktit se saherë që don Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu apo edhe ndonjë zyrtar i lart tjetër ia puthin dorën papës, megjithatë akoma ai ngurron ta njohë pavarsinë e Kosovës. Me këte në asnjë mënyrë nuk dua të vë në dyshim rolin pozitiv që kishte Vatikani në distancimin permanent kundër gjenocidit serb në Kosovë, por nuk mund të arsyetohet qëndrimi zyrtar i Vatikanit “se mos njohja e pavarësisë së Kosovës, zvarritet për të mos çrregulluar marrëdhëniet me Kishën ortodokse serbe”. Një deklaratë e tillë disi e vë në dyshim qëndrimin e Vatikanit, kur dihet se Kisha ortodokse serbe kishte qëndrim të njejtë me politikën e Milosheviqit për dëbimin e shqiptarëve, pastrimin etnik dhe për djegëjen e tokës së Kosovës. Kjo informatë nga zyrtarët e Vatikanit me ditë të tëra vërtitej nëpër ëebfaqet oficiale të Qeverisë së Sërbisë. Në këte shpalosje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, vlenë të analizohet edhe raporti diplomatik i Izrealit, shtet i cili përkundër një historikut të shkëlqyeshëm të shqiptarëve për rolin mbrojtës ndaj evrjeve gjat luftës së dytë botërore ky shtet akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Paqartësi shtesë krijohet në këto raporte, cili është roli i këshilltarëve izraelit në afërsinë e kabinetit të Kryeministrit Thaçi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Me hulumtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sjelljeve të shtetit përkatës nuk mund të ndahet politika e brendshme nga politika e jashtme, por të dyja aktivitetet duhet të vështrohen në tërësinë e tyre funksionale. Përgatitja e aktiviteve diplomatike nga aktorët e politikave të jashtme të vendit në raport me politikat e tjera nga jashtë, pasqyron kontuinitetin shtetëror të politikës së jashtme si instrument i politikës së brendshme që vepron në fusha të ndryshme, për të krijuar raporte të marrëdhënieve bilaterale apo edhe multilaterale. Teoritë e politikave të jashtme e vërtetojnë tezën se procesi i realizimit të politikës së jashtme varet nga përmbajtja dhe kualiteti i politikës së brendshme. Në,kohë të fundit ndodhin edhe disa vlerësime, që kanë bazë empirike, për ngadalsimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, pikërisht duke u bazuar në joseriozitetin e Qeverisë së Kosovës, për defektet e rrugëtimit institucional për të ndërtuar politikë stabile institucionale. Në këto devijime numërohen korrupsioni i udhëheqësve të lart shtetëror, krimi i organizuar, dukuritë amorale, prostitucioni, pasurimi i paligjshëm i shumë udhëheqësve kosovar. Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale me përpalsjet me mungesë të kuluturës politike të partnerëve të kolacionit qeveritar LDK – PDK, dëshmuan një joseriozitet të kulturës shtetërore. Partizimi i institucioneve shtetërore, interest grupore, besueshmëria e ulët e qytetarëve të Kosovës, ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, është argument shtesë për mosfunksinimin e sukseshëm të politikave të brendhsme. Këso vërejte shpeshëherë dëgjohen dhe drejtohen nga përfaqësues edhe të atyre shteteve mike që ndër të parat e njohën pavarësinë e Kosovës.

Të kuptohemi, në ngadalsimet e njohjes së pavarsisë së Kosovës, pengesë kryesore është diplomacia serbe, e cila i shfrytëzon të gjitha format e pengimit, shfrytëzon miqësitë e vjetra me shtetet e pa inkuadraua, shfrytëzon vijën ortodokse fetare, shfrytëzon atoritetin diplomatik që kishte Jugoslavia e dikurshme me disa shtetet aziatike, afrikane, të Amerikës Latine dhe të Amerikës Qendrore etj. Por duke i analizuar këto fakte që janë pengesë për njohjen e pavarësisë, po krijohet përshtypje se Qeveria e Kosovës nuk po i pranon rregullat e dallimit të aktorëve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në të drejtën ndërkombëtare. Strategjia e aktiviteteve për njohjen e pavarsisë së Kosovës i është lënë një rrethi të ngushtë ministror, përkundër një mashinerie diplomatike serbe e cila është zgjëruar me shumë aktorë për të penguar njohjet e pavarsisë së Kosovës. Autoriteti parlamentar për ndërtimin e marrëdhenieve ndërkombëtare thujase nuk ekziston, Qarqet akademike dhe univerzitare kanë aktivitete të plogështa dhe me një neglizhencë të pakuptimt. Kampanitë biznesore kosovare, disa prej tyre që akoma janë në lidhje partneriteti me kompanitë serbe, janë pengesë shtesë për ndërtimin e idenditetit ekonomik të shtetit të Kosovës. Diplomacia kosovare po paraqitet si e hutuar, po mungon aktiviteti i koordinuar, nuk po shihet strategjia e angazhimit të figurave intelektuale për të zgjeruar rrethin e aktorëve të politikës së jashtme.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, duhet të përcillet me vullnetin dhe ndërgjegjën, që të gjithë shqiptarët e miqtë e tyre të jenë në shërbim të pavarësisë: politikanët, profesorët, biznismenët, dhe të gjithë ata të cilët e duan një Kosovë të pavarur dhe faktorizimin e natyrshëm të shqiptarëve në Ballkan. Dëshira për pavarësi si synim shekullor mbarshqiptar, e drejtë legjitime e popullit të Kosovës për pavarësi, e ndërtuar me përmbajtje të sakrifices të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën, për krijimin e legjitimitetit shtetërorë, do të eliminonte dilemat dhe brengosjet, se pavarsia e shtetit të Kosovës mund të vëhet në dyshim. Shqipëria, Kosova, dhe shqiptaret e Republikës së Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, duke e ndërtuar identitetin e tyre shtetëror, duhet të ndërtojnë një pamje reale në ballafaqimet dhe konkurencat që mund të krijohen në kuadër të rendit bashkëkohorë ekonomik, politik dhe të sigurisë edhe në rajon. Roli i shqiptareve si trup i përbashkët me këto idenditete shteterore, do të zënë vend të rëndësishem për ndërtimin e raporteve të ndërvarësisë, që e kanë popujt në mes veti.