Thursday, April 25, 2024
Opinione

Nevoja Për Një Prokuror Special Jep Një Pamje Se Maqedonia, Po Rrugëton Drejt Një Protektorati Juridik

 

 

Prof. Dr. Nazmi Maliqi

NEVOJA PËR NJË PROKUROR SPECIAL JEP NJË PAMJE SE MAQEDONIA, PO RRUGËTON DREJT NJË PROTEKTORATI JURIDIK

Nëse krimi i organizuar i elitave të partive politike fillon nga kutitë e votimit, me vota të vjedhura, me vota të manipuluara, elitat politike pushtetarë i mundësojnë, individëve të involvuar ne strukturat e ndryshme udhëheqëse partiake dhe shtetërore të shohin rastin e përfitimeve dhe shlyerje të gjurmëve të keqpërdorimit apo të kriminalitetit. Pra këtu kemi të bëjmë me pasurime të çuditshme të njerëzve. Kjo shkelje e ligjit zgjedhor me vite po ndodhë në Republikën e Maqedonisë. Me politikat kriminele, politikat që kanë ngjyrim socio patologjik shprehin pesimizëm te qytetarët, apati, apo edhe ndjenja e frikës dhe largim nga shteti. Me këtë marrëveshje të ndikuar nga përfaqësues të BE-së ndaj katër partive, VMRO – DPMNE, BDI , LSDM dhe PDSH, qytetarët presin që këta aktor partiak ta hetojnë shtetin e tyre, tu kthejnë besimin votuesve se mund të funksionoj ligji.


SHKARKO NE FORMATIN PDF