Tuesday, November 5, 2024
Recensione

Prof.dr Mahmud Hysa, Një Vepër Nga Teoria Dhe Dy Vepra Nga Praktika Politike Të Nazmi Maliqit

E shtunë, 1 nëntor 2003 Kulturë , faqe 19

Plotësim i vakumit në sferën e politikologjisë
Veprat janë të mbushura me analiza shkencore për ngjarjet dhe fenomenet e përditshmërisë sonë që mbesin jo vetëm si dëshmi për kohën, por edhe si materiale shumë të vlefshme për ata që merren, apo që duan të merren me politikë.
Nga: Prof.Dr Mahmud Hysa

Tri veprat e Mr. Nazmi Maliqit, TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES, GJURMË POLITIKE dhe SHPALOSJE, përplotësojnë një vakum të ndjeshën në sferën e politikologjisë teorike dhe praktike shqiptare, përpos që janë të mbushura me analiza shkencore për ngjarjet dhe fenomet e përditshmërisë sonë që mbeson jo vetëm si dëshmi për kohën, por edhe si materiale shumë të vlefshme për ata që merren, apo që duan të merren me politikë për t’i kuptuar sa ma mirë dramat politike që janë zhvilluar në skenën e përditshmërisë sonë para gjithë opinioneve, por më tepër ajo që zhvillohej prapa skenave që për opnionin e gjerë është ose e panjohur, ose e pakuptueshme, mos themi edhe e pabesueshme. Veprat dallojnë për nga karakteri: e para (Toleranca politike në funksion të paqes) është më tepër teorike, dhe dy tjerat (Gjurmë politike dhe Shaplosje) krejtësishtë empirike, nga praktika politike shqiptare që e karakterizon psikologjia e inferioritetit të imponuar në kontekst me praktikën politike maqedonase që e karakterizon psikologjia e superioritetit të trashëguar nga katrahura e mëpërshme e quajtur Jugosllavi. Në kontekst të psikologjisë politike, njëra palë për të privuar, që është jashtë gjitha konteksteve të realitetit perëndimor dhe të teorive politike, dhe tjetra për të mbajtur sa më gjatë psikologjinë e trashëgimisë së sëmurë slllave si privilegj dhe si benificion me levërdi të shumëfishtë e të shumanshme, ka gjeneruar kriza ndëretnike në të gjitha rrafshet, për të cilën gjë jemi edhe vetë dëshmitarë që nuk kemi mundur, ditur apo nuk kemi guxuar të flasim dhe t’u qasemi atyre ngjarjeve si ndodhi apo si fenomene për të cilën gjë autorit të këtyre veprave i takon një meritë e veçantë. Po këto vepra karakteresh të ndryshme tregojnë edhe njëherë se, në shtetet e dala nga ideologjia demagogjike e komunizmit, teoritë politike demokratike kanë qenë shumë larg implementimit të tyre në praktikën e përditshmërisë së kohës së vet, po njëkohësisht edhe në një tjetër, të quajtur në tranzicion , siç ka qenë Maqedonia deri në Marrëveshjen e Ohrit, madje edhe sot kur ende flitet dhe insistohet në realizimin e saj të pakontestueshëm dhe të padiskutueshëm, përkundër faktorëve frenues dhe bizarë që janë ose miopë, ose recedivistë, ose ksenofobë ose egocentrikë.

Toleranca politike

Vepra TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES trajton në mënyrë të gjithanshme dhe mjaftë kontemplative një segment të teorisë politike, ndoshta segmentin më sinjifikativ dhe më sintetizues, më të nevojshëm de më të kërkuar, më shembullor dhe më tipik që në mënyrë emplicite mundë të aludojë dhe mund të ndikojë në rrjedhat politike të bashkëkohësisë, natyrisht nëse niveli intelektual, kulturor dhe vetëdijësor i akceptuesve të saj është në lartësinë e duhur dhe koherent me lëvizjet më bashkëkohore të botës demokratike. Që në këtë vepër teorike, autori i saj, Mr. Nazmi Maliqi, nuk tregohet vetëm një njohës i teorive dhe rrymave të ndryshme shpesh kontradiktore të tolerancës politike, por edhe hulumtues dhe në momente të caktuara edhe pragmatik dhe shenjëzues i dukurive konkrete me disonancë politike, ashtu siç është në raste të rralla edhe iluzionist dhe afirmativ për gjendjen konkrete politike në vendin tonë, gjë të cilën e përmirëson dhe e vendos në binarë të drejtë në të dy veprat tjera.

Ashtu si në veprat e tipit teorik, që njohuritë shtrohen që nga definicioni dhe etimologjia e fjalës, apo e togfjalëshit, përmes formave të paraqitjes si dukuri dhe fenomene që nëse implementohet në tërësi mund ta fusin shoqërinë në binarët e drejtë të avancimit dhe të progresit, të demokracisë dhe të mirëkuptimit, ashtu siç mund të ngjasë e kundërta kur faktori relevant politik e shtrembëron, ose e anashkalon qëllimishtë atë që është transparente dhe juridikishtë dhe politikishtë abuzive, edhe autori i kësaj vepra vepron në mënyrë të njëjtë ku për hir të metodologjisë së punës shkencore, ku për hirë të lexuesit që shfaq interesin për t’u armatosur me teori që mundë ti shërbejë si bazament për njohjen e realitetit politik, kulturor, ekonomik, fetar e tjerë na informon me nocionin e tolerancës politike, me kategoritë e ndryshme të tolerancës si atë fetar, gjuhësor, kulturor, kombëtar, ndërnjerëzor, ekonomik, shoqëror mbi të cilat qëndron ai politik. Toleranca politike, sipas këtij autori, ka edhe atonominë e saj, mostolerancën nacionale ose nacionalizmin destruktiv që do të thotë ushtrimin e forcës politike, likuidimin fizik të kundërshtarëve, mohimin e lirive politike edhe pse liritë politike janë të garantuara me kartënm e OKB-së. Mostoleranca ka si rezultat konfliktet, dhe në instancë të fundit edhe luftërat. Me këtë rast autori elaboron llojet e konflikteve që mundë të jenë latente, të akomoduara, ndërkombëtare, kronike (grupore, fetare, etnike, racore, gjuhësore, rajonale etj.). Në fundë vijmë në pikë filluese se toleranca është parakusht për të penguar ose për të ndërprerë luftërat për t’u siguruar paqja. Edhe tani autori zhvillon teorinë e paqes: si ndërtimi, ruatja integrimet evroatlantike, organizatat ndërkombëtare, Karta e OKB, organet e OKB, kompetencat e KS, BE, themelimi i OSBE, NATO. Mirëpo, për të pasur tolerancë duhet të rrespektohet dallimet ndërmjet grupeve etnike për të cilët flasin autorët të ndryshëm, siq janë: Haveli, Gipson, Stonfer etj. Një komponentë me rëndësi për të ekzistuar toleranca është edhe teoria e depolitizimit të ushtrisë, raportin nëmes civilëve dhe ushtrisë, mosndërhyrja e ushtrisë në punët civile, kontrolli parlamentar i ushtrisë. Në këtë aspekt autori flet në mënyrë affirmative për ushtrinë e RM si armatë e qytetarëve se ndjek “politikë të qartë, mbrojtëse, të interesit nacional”. Megjithatë, edhe në këtë libër nuk e anashkalon praktikën e tolerancës fiktive në Maqedoni, shënon disonancën kushtetuese, mosbarazinë institucionale të shqiptarëve.

Kompleksi i shqiptarofobisë

Vepra e dytë GJURMË POLITIKE për kah karakteri i saj është e tipit analitik – kritik ku në mënyrë ekspilicte pasqyrohet jeta politike e shqiptarëve në Maqedoni nëmes viteve 1995-2001 që e shquan mostolerancën maksimale politike që ka gjeneruar konfliktet ndëretnike shqiptare – maqedonase të karaktereve dhe intesiteteve të ndryshme deri në konflikt të armatosur. Kompleksi i shqiptarofobisë dhe i shqiptaroparanojës sllave i krijuar me shekuj përpara që gjeneroi së pari në Sërbi nuk mundë të mos gjenerojë edhe në Maqedoni dhe të mos shprehet nga të njejta skenare. Dhe gjithë vlimet politike në rajon, të drejtuara kundër shqiptarëve kanë zënë vendë në këtë libër që mundë dhe duhet t’u shërbejnë studijuesve të ardhshëm si materiale parësore për të bërë analiza të thukta nga shumë sfera të jetës. Fatmirësishtë autori nuk është vetëm analist që i vështron ngjarjet nga jashtë, por edhe pjesëmarrës dhe subjetk i fushatave gjenecide që, bashkë me tjerët ka pësuar nga dhuna sllavomaqedonase që është ushtruar ndaj arsimit dhe intelektualëve shqiptarë në kohën e recidivimit trivial. Prandaj, këndvështrimi i tij është njëkoësishtë i analisti, i një studiuesi dhe i një të përndjekuri nga politika sllavomaqedonase. Megjithatë, studiuesi ynë, Mr Nazmi Maliqi, siç është shumë e ditur, në kohën e pluralizmit politik, është njëri nga themeluesit e PPD-së, deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe zv.ministër i Mbrotjes përveç asaj se ka marrë pjesë në shtypin e kohës me analiza të shumta të botuara në “Fakti”, “Bota sot”, “Flaka”. Si udhëheqës politik i nivelit të lartë nuk i ka takuar grupit të “heshtakëve”, “sahanlëpirësve”, “jokurrizorëve” por grupit të politikanëve oratorë, objektivë, guximtarë dhe veçmas i armatosur me dituri, të cilën e ka vënë në shërbim të së mirës së përgjithshme, po edhe kombëtare. Nga sa shihet në këtë libër dhe në te tjerë autori i këtyre veprave ka qenë deputet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe me ligjeratat e tij në Bon, Londër, Barcelonë, Ohër ka zgjuar interesime të lakmueshme dhe të shënuara në dokumentat e këtyre asociacioneve, që janë të cituara si referenca.

Politikologu, për vlerësimin e një dukurie, apo fenomeni, mbështet në të kaluarën e largët ose më të afërt, për të diagnostifikuar të tanishmen dhe për të krijuar vizione për të ardhmën. Kështu vepron edhe N.Maliqi në diagnostifikimin e ngjarjeve politike të viteve ’85 për të ardhur deri në vitet 2001 që rezulton me Marrëveshjen e Ohrit. Si shtetet më retrograde që atakojnë pikat më vitale të kundërshtarëve, edhe sllavomaqeonasit në vitet 85/86 u vërsulën ndaj arsimit shqip, ndaj pikës më neuralgjike të kombit për ta tjetërsuar, apo për ta verbuar në bërthamën e saj, shkollën fillore dhe atë të mesme. Dhe autori i studimit, si një analist politikolog na zbulon faktorët, skenarin, aktorët, të përdhunarit, reagimet, revoltën e masave, represaliet, viktimat. Si faktorë që ushtruan gjenocidin arsimor përmend faktorin politik maqedonas i ndihmuar edhe nga shqiptarët “e ndershëm” për pushtetin, kuadrot shqiptare të inkuadruara në nivelet e larta në republikë dhe nëpër komuna, madje edhe disa arsimtarë servilë e të padenjë për misionin që kishin në edukimin e fëmijëve shqiptarë. Autori ndalet në gjendjen e arsimit në Kumanovë dhe rrethinë, ku u ushtrua presion më i madh dhe ka qenë më tipik për gjithë të tjerët. Analizat pa argumente do të ishin shumë relative, prandaj studiusi N. Maliqi është kujdesur që të përmendë jo vetëm emrat e të përndjekurve, viktimave, por edhe të mbledhë vendimet për largim nga puna, procesverbalet e mbatjura në shkolla, peticionet që kanë shkruar prindërit, reagimet e intelektualëve shqiptarë nga Kosova, datat kur janë bërë demonstratat, numri i të burgosurve dhe i te ftuarve në biseda.

Autori i studimit, një kaptinë në vete i kushton ngjarjeve në Kosovë: represionit, luftës, UÇK-së, dialogut dhe kompromiseve. Megjithatë, çështja e Kosovës mori përmasa ndërkombëtare, madje autori e përkrah idenë se rruga e stabilizimit të Ballkanit kalonte nëpër Kosovë, se Kosova do të ndikonte të stabilizohej edhe Evropa Juglindore, tezë e cila shkon ndesh me qëndrimet e politikës sllave të Ballkanit. Golgota e shqiptarëve të Kosovës, ekzodi biblik, toka e djegur, pastrimi etnik, strategjia e fushatës ushtarake “Patkoi”, janë të gjithë këta faktorë që krijuan edhe doktrinën e re të NATO-s, se ka të drejtë të intervenojë në vendet e krizave që rrezikojnë paqen. Vlerësimi i Volkerit për gjenocidin ndaj shqiptarëve, mbledhja e Rambujës dhe angazhimi i individëve më renome botërore në çështjen e Kosovës që rezultoi me intervenimin e NATO-s, gjë e cila përfundoi me një realitet të ri në Kosovë. Me zgjedhjet demokratike, të parat në historinë e Kosovës, krijohen intitucionet demokratike, por duhet luftuar për vendosjen e veprimit modern demokratik, na thotë autori i këtij studimi.

Statusi juridik – kushtetues i shqiptarëve të Maqedonisë dhe faktori ndërkombëtar është një temë që autorin e ka preokupuar duke iu qasur në mënyrë analitike, në këtë libër. Autori na përkujton se Kushtetuta e Maqedonisë e 17 nëntorit 1991 që e përpiloi Badenteri ua suprimoi shqiptarëve të drejtën për të qenë element shtetformues, kjo ua mori të drejtë që ta përdorin gjuhën shqipe në universitet, në parlament. Gjithë kjo bëri që edhe në Maqedoni të paraqitet faktori i jashtëm si ndërmjetësues në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, megjithëse hierarkia maqedonase po në këtë kohë bëri marrëveshje me idh-Jugosllavinë për kufirin Kosovë – Maqedoni dhe kjo pa prezencën e kosovarëve, ose të UNMIK-ut. Autori me të drejtë e gjykon marrëveshjen për kufirin aq më tepër që kjo u arrit me dekordimin edhe të faktorit politik shqiptar që ishte në koalicion, PDSH, për këtë votuan edhe 14 deputet shqiptarë, qw autori me tw drejt e quan skandaloze. Po për këtë rast nuk e kursen as PPD, që nuk pati vizion të qartë. Gjithë kjo rezultoi me ngjarjet në Tanushë dhe deklaratat e para të krerëve partiakë shqiptarë ishin për çdo kritikë, kur deklaronin se luftëtarët ishin ekstremistë të armatosur. Dalja UÇK-së për autorin e studimit me të drejtë quhet dështim i politikanëve që nuk treguan gatishmëri për kërkesat e drejta të shqiptarëve që të kenë një status të ri, të kundërt me të deritanishmin. Që në fillimet e para, autori deklarohet përmes shtypit se palët ndërluftuese duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve, se dialogu duhet të jetë në funksion të statusit dhe të të drejtave. Natyrisht se për palën maqedonase dialogu me përfaqësuesit e UÇK-së ishte i papranueshëm, fjala e L. Georgievskit në parlament më 18. II. 2001 ishte irritues, subjekti politik shqiptar i papërgatitur, lufta u përhapur në Tetovë, Likove. Dialogu i propozuar nga SHBA, NATO, Gjermania, KFOR-i nuk u pranua nga Qeveria e Maqedonisë. Përkundrazi, Trajkovski dekreton që të përdoret gjithë arsenali luftartak për të shuar kryqngritjen, fjalimi i Georgievskit në Tetovë i ngjason atij të Cërvenkovskit në Gostivar, që për autorin janë shprehje të një psikolgjie të mbrapsht. Konflikti përhapet edhe në Karadak të Shkupit, angazhohen edhe mercenarë në rradhët e ushtrisë së Maqedonisë, shpallet gjendje lufte, që do të thotë luftë kundër gjithë shqiptarëve. Të gjithë këto bëhen, thotë autori, në kohën kur Maqedonia pretendon të anëtarësohet në NATO, që është paradoksi më i madh pse ai është i mendimit se jo vetëm që duhet të pranojnë ofertën për dialog me UÇK-në, por duhet të bëjnë edhe një tjetërsim të vetëdijës, të bindjeve. “Kryetari duhet të largohet nga bagazhi ideologjik për mosbesim ndërnacional”- thekson autori, ashtu siç duhet reformohen ede arma – policia, të cilat duhet ta marrin në mbrojtje popullin dhe jo ta sulmojnë për ta asgjësuar. Autori elaboron edhe tema tjera përkitazi me raportet politike në Maqedoni dhe më gjërë si: Lidhjet ndërshqiptare në Ballkan, Konflikti shqiptaro-maqedonas dhe integrimet në Maqedoni me NATO-BE, Dialogu shqiptaro – maqedonas, etj.

Koha e fillimit te pluralizmit

Në veprën e tretë SHAPLOSJE studiusi Mr. N. Maliqi na përkujton kohën e fillimit të pluralizmit politik, kohën kur reformohet partia e parë shqiptare në Maqedoni, (15.IV.1990) që vjen pas LDK-së në Kosovë (12.XII.1989), megjithëse, sipas autorit, Maqedonia nuk ishte e përgatitur politikisht për një pluralizëm politik pse për këtë e pengonte Kushtetuta e vitit 1991. Ligji për përdorimin e gjuhëve, për himnin, për flamujt, shkollat. UT. Shkrimet e N. Maliqit i shquan edhe objektiviteti dhe kritika ndaj dukurive politike që atij i duken se janë disonante dhe të kundërta, pavarësisht se nga cili krah vijnë. Kështu, Maliqi nuk lë pa përmendur edhe lëshimet e kryesisë së PPD që ka pranuar në mesin e vet anëtarë të dyshimtë, ish – bashkëpunëtorë të sigurimit, se kryetarit, deputetët e pushtetarët janë dhënë më shumë pas biznesit duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e elektrolatit, se ekziston morali i dyfishtë në mes pozitës dhe opozitës, lobi-biznesi, keqpërdorimet janë dukuri të rëndomta në PPD.

Ka ngjarje politike me pasoja të rënda ër pozitën e privuar të shqiptarëve në Maqedoni, siç ishte ngjarja tragjike e Bit Pazarit më 1992, që autori vetëm konstaton se duhet hulumtuar, por nuk arrin të nxjerrë në shesh nga aspekti politik asgjë më shumë se diç konvencionale.
Megjithatë, këtë temë e plotëson me një fenomen shumë të rëndësishëm që ka tronditur jetën politike të kohës, aferën e armëve, që rezultoi me burgosje dhe viktima në mesim e shqiptarëve. Autori arrin ta zbulojë skenarin për këtë aferë që është përgatitur nga qarqet qeveritare, por jo pa dijen edhe të kreut partiak të PPD-së, të cilën e argmenton me fakte dhe me emrat personal të kryesisë që shkak të karrierës, të përgjegjësisë dhe ndjekjeve penale kanë heshtur dhe kanë pranuar avancime në poste politike-shtetërore për këtë shërbim.

Analizat e mirëfillta mungojnë edhe për UT dhe për Haraçinën, për të parën kënaqet me dy konstatime se: është bërë adut për partitë politike shqiptare dhe se udhëheqësit e universitetit e kanë politizuar veprimtarinë e saj, ndërsa për të dytën sa ka pasur skenar nga MPB dhe se popullata e pafajshme ka pësuar dhe ka përfunduar me një “na falni”. Përkundër këtyre ngjarjeve, ajo e Gostivarit, e vitit 1997, analizohet më detajisht. Edhe këtu ka ekzistuar skenar nga gjithë faktori politik dhe administrativ qeveritar, por e habit me këtë rast indiferenca e PDSH-së dhe marketingu politik i PPD-së. Këshilli anketues i formuar nga parlamenti, me kryetar deputet shqiptarë nuk solli atë që pritej, kur dimë se pari 3 tre vrarë, 300 të burgosur, 700 të rrahur e të plaçkitur. Pati edhe hipokrizi më kryetarin e Gostivarit: protesta për ta mbrojtur dhe më vonë akuza. Mbetet objektiv vlerësimi i autorit se: “Gostivari është njllollë e zezë për të gjithë”. Trajtohen edhe shumë tema tjera si: koalicioni PDSH-VMRO me shumë paradokse, komunikimi PPD-PDSH me më shumë hipokrizi, lufta shqiptare-maqedonase, Karshiaka, PPD në 20 mars 1999, zgjedhjet presidenciale 1999 dhe lojaliteti apo serviliteti i politikanëve shqiptarë që i del si dominues i dytë.