Konferenca: “Proceset integruese Evro-Atlantike dhe RM – Korupcioni – pengesë për proceset integruese Evro-Atlantike të Maqedonisë”
Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra Shkup, në bashkëpunim me Qendrën për hulumtimin e administratës publike, Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë dhe “Klubin demokratik” – Shkup, organizuan një konferencë në lokalet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Konferenca kishte për qëllim debatimin e fenomenit të korupcionit bazuar në praninë e tij në Republikën e Maqedonisë. Në korupcionin shikohet si në një nga faktorët kryesor që pengojnë një zhvillim ekonomik dhe demokratik dhe prandaj një luftë serioze kundër korupcionit është parakusht për aderimin drejt Bashkimit Evropian. Poashtu, hulumtimet tregojnë se në korupcionin shikohet si në një problem të madh midis qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Hulumtuesit dhe ekspertët e tjerë i prezentuan pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë problem dhe erdhën deri te konkluzione dhe rekomandime.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, zoti Aladin Abazi në fjalën evetë përshëndetëse nënvizoi se pranimi i korupcionit si problem shoqëror është shenjë pozitive se Republika e Maqedonisë është e gatëshme të luftoj kundër këtij problemi.
Shtefan Denert, drejtori i FES-it në Shkup, në fjalën e tij përshëndetëse, nënvizoi: “…Korupcioni nuk është vetëm rpoblem specifik vetëm për vendet e Botës së Tretë ose për vendet e tranzicionit. Në Evropën Perendimore, në Japoni dhe Rusi, midis vendeve tjera, akuzimet për korupcion poashtu janë të pranishëm. Dallim i rëndësishëm janë shpërndarja dhe shemat e korupcionit si dhe vullneti politik dhe kapaciteti për hulumtimin dhe ndëshkimin e korupcionit. Përvec kësaj, variacionet e ndryshme të korupcionit nuk janë njëlloj të dëmshme. Korupcioni që i zvogëlon rregullat e lojës, për shembull – sistemi gjyqësor ose të drejtat pronësore, bankarizmi dhe kredi – e shkatërron zhvillimin ekonomik dhe politik. Për krahasim, ryshfeti në institucionet publike është më pak i dëmshëm. Lufta me korupcionin fillon me sisteme më të mira. Monopolet medoemos duhet të zvogëlohen ose me kujdes të rregullohen. Transparenca medoemos duhet të rritet. Mundësia për zbulim patjetër duhet të rritet, por edhe dënimet për korupcion ( edhe për ata që japin por edhe për ata që marrin) medoemos duhet të rriten. Duhet të implementohet një listë e gjatë e detyrave – një detyrë që nuk mund të përfundoj në një afat të shkurt, por e domosdoshme për të mirën e qyetarëve dhe perspektivat e tyre të ardhëshme.”
Dicka e pritur, lloji më i shënuar i korupcionit u identifikua në proceset e privatizimit të sipërmarrjeve publike. Gabimi më i madh, sipas profesorit Vllado Kambovski, është bërë në fillimin e procesit të privatizimit, kur disa struktura i mbanin sytë të mbyllur, kurse parregullësitë dhe korupcioni nuk u ndëshkuan. Mosrespektimi i ligjit për pasuri private, masa joekzistuese për revidimin e procesit të privatizimit, konflikti i interesit dhe vecanarisht firmat blerëse me marrëveshje të drejtpërdrejtë u përmendën si realitet Maqedonas.
Shumë pyetje u parashtruan nga ana e publikut:
– A kemi një hetim të suksesshëm dhe objektiv të korupcionit në
nivel lokal?
– A ekziston një instrument juridik për luftë kundër korupcionit?
– A është e përgatitur policia të jetë objektive dhe ti areston
kriminelët?
– A kemi institucione të pavarura dhe të guximshme?
– A është policia e pavarur dhe cfarë roli luajnë raportet partiake?
– Kush do të bëj kthesë?
Konkluzionet nga ana e ekspertëve ishin se korupcioni në Maqedoni është i pranishëm kryesisht në sferën e ekonomisë, arsimit dhe sistemin gjyqësor. Ekzistojnë përpjekje për luftë kundër korupcionit, por ende pa rezultate të theksuara..
Rekomandimet e dhëna nga ana e pjesëmarrësve ishin, si vijon:
- Ka nevojë nga vendosja e një komiteti të pavarur nacional për
parandalimin e korupcionit - Ka nevojë që të rritet vetëdija publike se korupcioni është pengesë për aderimin e Republukës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO corruption is an obstacle for entering of RM into EU and NATO
- Ka nevojë që të ekzistoj një bashkëpunim i mirë rajonal në luftën
me korupcionin me qëllim që të sigurohet qëllimi i shënuar. - PDF download: (Macedonian)