Thursday, April 25, 2024
Seminare

Zgjedhjet e lira dhe ardhmëria Evroatlantike e Republikës së Maqedonisë (09 Qershor 2006)

Rezime nga Konferenca studentore e mbajtur më 09 qershor 2006, me temë:  

“Zgjedhjet e lira dhe ardhmëria Evroatlantike  e Republikës së Maqedonisë”

 Në kontuinitetetin e projekteve te realizuara nga Fondacioni Friedrich Ebert në partneritet me  Shoqatën e intelektualëve “Klubi Demokratik”- Shkup, në lidhje me reformat  për integrimin evroatlantik në aspektin politik, ekonomik, social poashtu një interesim i posaçëm iu kushtua përmes kësaj konference Studentore çështjes së ligjshmërisë në procesin e të votuarit.

[ngg src=”galleries” ids=”1″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]Republika e Maqedonisë si një shtet relativisht i ri ka pasur një eksperiencë mjaft interesante sa i përket sistemeve dhe formave të votimit deri më tani. Por asnjëri nga ato nuk është treguar shumë i suksesshëm. Ndoshta kjo ka të bëjë më tepër me faktin se popullata dhe ato të cilët tentojnë të përfaqësojnë atë popullatë nuk janë mjaft të edukuar në frymën e zgjedhjeve të lira e demokratike, zgjedhje plotësisht ligjore dhe legjitime. Zgjedhje në të cilat do të respektohet vota e lirë, vota e fshehtë dhe rregulli “një person një votë”. Por si duket në vendin tonë është bërë praktikë që të respektohet thënia “rregullat janë bërë për tu thyer”. Kjo situatë nuk është për tu anashkaluar dhe duhet ndërmarë shumë më tepër sesa premtimet boshe të liderëve të partive politike në vend për zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike.

Nga debati i studentëve i prezentuar përmes temave  “Zgjedhjet si instrument demokratik për kontrollimin e politikës”, “Kodeksi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”, “Legaliteti dhe legjitimiteti zgjedhor”, “Roli i Avokatit të Popullit në prosesin zgjedhor” “Analiza e plotformave politike të partive politike”, “Zgjedhjet parlamentare: Principet themelore për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, “Finasimi i kampanjave zgjedhore sipas Ligjit të ri zgjedhor të Republikës së Maqedonisë”,  nga ana e studentëve u shfaq një një interesim i jashtëzakonshëm për rëndësin që kanë zgjedhjet e lira për perspektivën evroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Me theksë të posaçëm u potencua se zgjedhjet paraqesin manifestim të të drejtave fundamentale të njeriut  gjegjësisht të të drejtave politike dhe civile dhe për pasojë mbikqyrja zgjedhore kontribon në mbështetjen dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave. Nga studentët u potencua se me vite në Republikën e Maqedonisë zgjedhjet nuk janë duke u zhvilluar në formën dhe nivelin e duhur të demokracisë, për këte arsye edhe në Konferencë u kërkua se duhet të krijohet hapsirë dhe mundësi për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, parimisht duhet të ndërmarrë disa aktivitete në  këtë sferë:  sigurimi se kampanjat politike parazgjedhore të mund të udhëhiqen në një atmosferë të lirë dhe të drejtë, sigurimi i pjesmarrjes së medias pa pengesë mbi bazat jodiskriminuese, numërimi i drejtë dhe real i votave për secilin kanditat dhe  shpallja e fituesit në mënyrë transperente.

Gati në të gjitha diskutimet, studentët u përcaktuan në disa finesa apo të drejta specifike që duhet t’i përmbahet organizatori i zgjedhjeve, si: E drejta për të votuar, në veçanti e drejta për votim të fshehtë; E drejta për zgjedhje të rregullta dhe fer,  dhe se  Maqedonia duhet të ketë zero tolerancë për fallsifikimin apo dhunimin e zgjedhjeve nga aktivistë dhe parti që punojnë me parime jodemokratike.

Unanimisht u konstatua se pasi shteti jonë veç më e fitoi statutin për t’u anëtasuar në BE , përgjegjësia e të gjitha forcave të Maqedonisë në procesin zgjedhor është mjaft e madhe, qytetarët e Maqedonisë presin përmirsime, integrime sa më të shpejta andaj askush nuk duhet ti ik përgjegjësisë dhe një kusht parimor për integrim paraqesin edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Me seriozitetin më të madhë studentët u përqëndruan me sygjerimet dhe se nuk duhet të përsëriten gabimet dhe keqpërdorimet që i bënë partitë poltike në zgjedhjet e më parshme, vecmas duhet të evitohen të gjitha lëshimet që ishin të evidentuara në raportin që ODIHIR.  Në vigjilie të zgjedhjeve të 5 korrikut 2006, në këtë Konferencë, studentët  i drejtuan rekomandimet drejt partive politike shqiptare, opozitare dhe atyre në pozitë se nuk duhet të përsëriten parregullsit zgjedhore që i ballafaquan disa komuna, siç ishin:  mbushja e kutive të votimit, vjedhja e fletvotimeve, votimi i hapur dhe grupor, mosnënshkrimi i votuesve në listën e votuesve, kërcënimet dhe votimi jasht qendrës për votim, treni bullgar”, “Mbushja proporcionale e kutive të votimit”, “Votimi familjar”, blerja e anëtarëve gjatë procesit të zgjedhjeve, blerja e votave, manipulimi me fletvotimet, kërcënimet, dhe mbushja me forcë e kutive të votimit.

Në përfundim të Konferencës u soll edhe një  konkluzion, ku ndërtjera  studentët shqiptar të dy universiteve ofruan edhe alternativa që të pengohen keqpërdorime që do të dëmtonin procesin zgjedhor, si vijon: respepektimi i kodit zgjedhor, përforcimi në mbikqyrjen procesit të votimit, përforcimi i monitorimit të punës nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjitha vendvotimet, marrja e masave edukative për qytetarët para votimit për rëndësinë dhe peshën që kanë zgjedhjet e lira dhe demokratike, krahasimi rigoroz dhe i thuktë i regullave të votimit dhe një menaxhim më efikas, marrja e masave rigoroze monitoruese sidomos në vendet ku dyshohet dhe priten parregullsi në procesin e zgjedhjeve, kontrollimi i vëmendshëm i fletvotimeve para fillimit të procesit zgjedhor, mbikqyrja dhe ndërmmarrja e aktiviteteve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme si ndaj organeve ashtu edhe ndaj monitoruesve zgjedhor, prishja e menjëhershme e fletvotimeve të mbetura (të paplotësuara ) pasi të ketë mbaruar votimi me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i tyre, vendosja e një misioni të caktuar kohor me anë të së cilit do të mbikqyrej procesi zgjedhor në të gjitha fazat e tij, vendosja e mbikqyrësve të besuar zgjedhor mbi bazat e një procedure të thjeshtë dhe jodiskriminuese.

Për Rebublikën e Maqedonisë zgjedhjet parlamentare të radhës do të jenë vendimtare, për afrimin ose largimin me bashkimin evropian. Nëse ne realisht synojm të anëtarësohemi në bashkimin evropian, do duhet që në dispozicion t’i vëmë të gjitha mundësitë tona për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike, komform kërkesave të Bashkimit evropian dhe standardeve zgjedhore ndërkombëtare. Në këtë drejtim, rolin kryesor  do ta kenë partitë politike, të cilat duhen të sillen dhe veprojnë sipas rregullave të lojës demokratike, në të kundërtën bashkimi evropiam për ne do të mbetet një ëndër e një nate të vështirë, dhe asgjë më shumë. Partitë politike tash e pesëmbëdhjetë vite veprimtarie, kanë dëshmuar se janë të etur për pushtet të pamerrituar, ndërsa kësaj radhe të shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike e qytetarëve dhe nga fitimi i statusit kandidat të vendit për anëtarësim në bashkimin evropian, duke e respektuar kodin zgjedhor do duhet të konkurojnë me platforma të qarta politike, në të cilat do të përmbahen mundësitë eventuale për dalje nga kjo gjendje dhe ku do të përshkruhet rruga më e shpejtë për integrim në bashkimin evropian. Pas kësaj dhe pas zhvillimit të një fushate parazgjedhore korekte, në të cilën politika e sharjeve do të zavendësohet me atë të ideve dhe vizioneve, të paraqitjes dhe prezentimit të platformave të orientuara komform ineteresave socio-politike dhe ekonomike të qytetarëve, do t’u lejohet qytetarëve që në mënyrë ligjore t’a bartin legjitimitetin në subjekte të caktuara politike për ta qeverisur vendin.

Rezime e shkruar nga studenti Driton Maliqi