Unioni i inteligjencies shqiptare vazhdon misoinin afrues të intelingjecies shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Një reagim i pa botuar në gazetën “Koha”

Unioni i inteligjencies shqiptare vazhdon misoinin afrues të intelingjecies shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Shkruan: Dr. Nazmi Maliqi

Reagim në lidhje me artikullin “ Unioni i intreligjencies shqiptare nuk ekziston prej vitit 2001”, Koha datë 16 dhjetor 2007, autor Avzi Mustafa

Që në fillim të këtij reagimi dëshiroj që të njoftoj artikull shkruesin dhe sidomos lexuesit e nderuar të gazetës Koha, se Unioni i inteligjencies shqiptare vazhdon të jetë si zëdhënës i intelektualëve shqiptar, duke i aktualizuar problemet vitale, që ato të studiohen me qëllim që zgjidhja e tyre të kryhet duke pasur si mbështetje aspektin teorik-shkencor në shumë segmente si në: shqyrtimin intelektual të proceseve, të dukurive dhe të marrëdhënieve politke, që kultura politike të jetë parakushtë për ambientë demokratikë dhe ligjëshmëri në jetën shoqërore brendashqiptare dhe me të tjerët; të afirmohen tema nga të arriturat ekonomike; afirmimi i temave në në sferën e kulturës në përgjithësi, e në veqanti e të asaj shqiptare; duke e afirmuar kultivimin e vlerave fetare. Interes të veçantë Unioni do të tregojë intresim për zgjerimin permanent të veprimtarisë botuese, për studimin profesional e shkencor të proceseve bashkëkohore në sferën e politikës, ekonomisë, sigurisë, vlerave integruese, duke e nxitur kështu studimin dhe begatimin e temave të ndryshme; për studimin komparativ dhe për afirmimin reciprok të vlerave nacionale – kulturore të popujve të Ballkanit duke ofruar edhe alternative të tjera hulumtuese.

Në këto katër vite prej 15 janar 2003, prej kur unë e drejtojë këte shoqatë joqeveritare, veprimtaria është zhvilluar në forma të ndryshme veprimi, kryesisht përmes projekteve ku janë organizuar debate e diskutime, tryeza e tribuna, simpoziume, seminare e takime; organizimi dhe inicimi i manifestime të ndryshme, përkujtime personalitetesh ngjarjesh kulturore e historike, zhvillimi i veprimtarisë botuese etj. Me projekte konkrtete, me intelektualët tanë, Unioni ka bashkëpunuar me shumë asociacionet të ngjashme si dhe me fondacione dhe institucione, puna e së cilave ka lidhje me këto përcaktime programore.

Për hirë të lexuesve nga debati shkencorë do të veçojë disa projekte të implementuar në formë të Konferncave, siç janë: “Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit” mbajtur më 2 dhe 3 qershor 2003, “Ndarja territoriale në funksion të së drejtës qytetare dhe barazisë nacionale” i mbajtur më 3 shtator 2004, “Referendumi njënacional i 7 nëntorit, shkaqet dhe pasojat” (4 nëntor 2004); Seminari me temë “Traumat si pasojë nga konflikti dhe të drejta e njeriut” shtator 2004. Konferencvat studimore, kushtuar shkrimtarit Isak Muratit dhe Abdulazis Islamit, Debatet shkencore “Proceset e integrimit evroatlantik dhe Maqedonia”, (2005-2006), Konferenca studentore më temë “Zgjedhjet ligjore dhe përspektiva evroatlantike e Maqedonisë”, qershor 2006, etj. Vend i posaçëm në veprimtarin e Unionit sëbashku me Shoqatën e intelektualëve Klubi demokratik – Shkup, i mbetet Revistës për shkencat shoqërore “Vizione”. Brenda këtyre gjashtë numrave (2004-2006), në formë librash (1200 faqe), me tekste shkencore janë paraqitur shumë studiues shqiptarë nga Maqedonia dhe nga trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët.

Tani në vazhdim, do t’i drejtohem me disa sqarime artikullshkruesit, jo në cilsinë e anonimit as të akuzuesit, por në cilësinë e kryetarit të UISHM. Profesori i nderuar, pa arsye i ven vetës një brengë, për ekzistmin apo mos ekzistmin e UISHM. Do të nisem nga konstatimet të juaja, citoj “Nga informacionet mia të marra prej organeve gjyqsore, prej datë 05.09.2001, ai është çrestruar nga evidence gjyqësore si subjekt veprues”. Ky konstatim i juaj prof Avzi, kur artikullshkruesi shndërrohet në person hetues, njëherit pak sa e veni në dyshim sinqeritetin miqësor, bëheni edhe enigmatik, pasise nuk e sqaron më tej, se në çfarë cilsie (ç’far halli ju ka shtyrë) i keni marrë këto informacione. Mandej, si nga hetimet e tuaja nuk arritët edhe te faktet, si ndodhi që Kryesia është zgjedhur në Kuvendin e Forumit të UISH më 15 janar 2003 në Lokalet e fakultetit Pedagogjik në Shkup (dy vjetë më vonë), nga një shoqatë e paregjistruar. Unë nuk e kam të qartë, se cilin dëshëroni me kët rast të fajsoni miku i im, profesorin e juaj dhe timin, apo dikend prej atyre që jeni sëbashku në përgaditje të themelimit të ndonjë shoqate tjetër, që me azgjë, sëpaku unë nuk e kontestoj. Ç’farë problemi do të zgjidhnit me intersimin e juaj hetues ndaj një shoqate shqiptare, ku aktivistët e saj që 15 vite me shumë vështërsi po angazhohen të ruajn kontuinitetin e funksionimit të saj. Cili ka qenë kontriubuti i juaj në këtë shoaqatë. Keni propozuar ndonjëherë ndonjë projekt, në shenjë respekti për UISHM dhe që nuk është përfillur, apo çka ju ka preokupuar më konkretisht.

Unë nuk dyshojë, se këte sqarim timin do ta kuptoni tepër miqësor, ndoshta është edhe tepër modest, por mbledhne veten profesor, mos më merrni turr në mua, që unë t’i jap llogari dikujt, apo t’i kërkoj dikujt falje. Brenda këtyre ditëve lexova (dhe dëgjova) deklarime të ndryshme por edhe kontraverze si ato se “nuk jemi të kënaqur me mënyrën së udhëheqëjes të Nazmi Maliqit”, mandej deklarimi i akademikut të nderuar Ali Aliu “Unë nuk e di se në Maqedoni ekziston Unioni i Inteligjencies shqiptare” etj. Unë këto ditë, kam thënë vetëm një deklaratë të shkurtër, në lidhje me disa supozime për regjistrim të një shoqate të re, po e citoj edhe njëherë “Nuk i di arsyet përse po tërhiqen. Kam dëgjuar se po e formojnë një shoqatë të re”. Ç’farë faji i kam unë, Akademikut Ali Aliu, i cili si anëtar i Kryesisë të Unionit të Inteligjencies shqiptare, apo edhe dikush tjeter, që nuk po e ditkan se ekziston një shoqatë e tillë. Apo ç’farë obligimi kam unë, si kryetar i UISH të mbaj llogari se kush e pranon këte shoaqatë, dhe kush ku dëshëron të shkon. I nderuar profesor Avzi, do të më bëni nderë nëse, së paku mua të më sqaroni, si paska ndodhur që Nazmi Maliqi, kryetar, Akademik Ali Aliu, anëtar, Xhevdet Hajredini, Xhevat Gega, anëtar të kryesisë etj. të zgjidhen drejtues (15 janar 2003), dy vite pasi paska qenë e ç’regjistruar shoqata, dhe nëse është ashtu, atëherë me çka ju jeni dëmtuar, dhe dikush tjetër nga apo jashtë UISHM. Si nuk keni mundur ta kuptoni, të mësoni më shumë, se ka shumë vite se procedurat për regjistrimin e shoqtatave janë shumë të thjeshtësuara, dhe se aspak nuk paraqesin problem. Unë ndiej obligim të sqaroj, se prej kur unë drejtoj këtë shoqatë, ana legjitime institucionale e Unioinit është gjithcka në rregull prej kur ka një partneritet të vazhdueshëm me Shoqatën e intelektualëve shqiptar “Klubi Demokratik”- Shkupi. Ju mbetet që edhe njëherë të merrni informacione nga organet gjyqësore për UISHM, apo ndoshta më lehtë do ta keni, nëse diçka dëshëroni të mësoni edhe nga web-faqja: www.klubidemokratik.org.

Për hirë të lexuesve do të sqaroj se, në të gjitha projektet e relalizuara gjer më tani, në debatet të ndryshme shkencore, përveç studiusve të shumtë, janë ftuar edhe pjesa e më madhe nga 72 delegatët sa numëron Kuvendi i UISHM. Madje edhe, ata që gjoja se nuk po e ditkan se ekziston UISHM, të njejtit mund ta gjejnë vehten në listat, të nënshkruar si pjesëmarrës në delagacionin në listat ASHM dhe në konferenca të tjera që janë mbajtur në vitet 2003- 2006. Unë u mundova të gjej emrin e juaj profesor, në ndonjë nga debatet e tona (si një intersuar për fatin e UISHM), prej kur është themeluar Unioni (1991), por nuk të gjeta dot.

Dhe krejt në fund, profesor i nderuar, përveç punëve të juaja shumë më të meçme (ashtu si thoni ju, për të cilat unë nuk dua të dyshoj), rradhitne diku edhe politikën, mundohuni t’i kuptoni rrjedhat politike si shkathtësi intelektuale dhe interes kombëtar shqiptar. Mandej mos të harrojmë se edhe partitë politike në strukturat e tyre kanë intelektual, por që ndonjëherë kanë nevojë edhe për mendimin kreativ të lirë të sektorit civil joqeveritar. Ju dhe disa kolegë tuaj, mos e kuptoni jopartizim, dërgimin e petecionit kundër një përfaqësive ndërkombëtare, apo ndoshta kjo letër ka qenë ndonjë muhabet qefi.

Mandej, me keqarshje mund të konstatoj, ashtu sa arrita unë ta perceptojë artikullin e juaj të shkruar në gazetën Koha, mik i nderuar, sikur lejoni një hapsirë që të kuptojmë, se mirreni edhe me injorime, sikur e preferoni mënyrën përjashtuese të komunikimit. Mos harroni, se ndonjëherë edhe kur mendojmë se ne kemi të drejt, më shumë ose më pak, duhet të kemi ndjenja të kodeksit etik të pedagogut për të respktuar tjetrin. Është vërtyt i intelektualit për komunikim më shembullor, dhe sidomos me studentët që kemi pasur ndonjëherë. Kjo mënyrë e komunikit do të ngrisë nivelin e të kuptuarit, por edhe të ofrmit të dallimeve që në momente mund të na preukupojnë. Ka raste, qe ndonjë student për arsye të ndryshme, nuk e ka kryer fakultetin, por në jetën e tyre janë treguar shumë të aftë edhe në nivele të larta menxhuese politike apo edhe arsimore etj. Ku do të kishim fatin, që më shumë njerëz, studiues të ri t’i kemi në ndirtimin e jetës të informacionit, (gabim e shtroni një paknaqësi tuajën edhe për gazetarin e Kohës), është shkathtësi dhe burrni kur një profesorë edhe kundërshtimet, apo edhe paknaqësitë i shndërrojnë në miqësi. Sa më parë që do të kuptojmë, se është koha që hulumtues të rinjë të kemi në menaxhimin e projekteve, në këshillat drejtuese të ndërrmarrjeve publike, ministrive, në katedrat e fakulteteve, udhëheqës të OJQ, të jenë në bordet e fondacioneve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, dhe t’i inkuarojmë ata, do jemi më afër realizimit të misionit ton si arsim dashës, apo kontribues të arsimit shqip. 

Shkup 17 dhjetor 2007