Si do të ndikoj ky vendim I britanisë për shtetet që janë kandidatë për anëtarësim, sidomos shtetet e ballkanit dhe më konkretisht Maqedoninë? –

Lexo Intervistën në PDF

Në Kosovë bashkëpunimi i Berlinit dhe i Londrës, ka qenë shume i rëndësishëm. Kosova pa dyshim me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja po e humb mbështetësin më të fuqishëm. Madje kishte edhe mendime të tilla në Bruksel, se Britania e Madhe kërkon për Kosovën më shumë se sa vetë politikanët e Kosovës.

Në Maqedoni, retorika politike nuk ishte e radhitur ne projekte për te përshpejtuar procesin in tegrues. Tani, shume pak mund t’i besohet këtyre elitave partiake politike se po punojnë në stabilitetin institucional si kusht bazë për përafrimin e Maqedonisë ne BE. Unë mendoj se edhe pas daljes se Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk i ndikon ne sjelljet e liderëve të partive politike në Republikën e Maqedonisë, pozitë dhe opozitë. Ata po vazhdojnë të mbeten me retorikë monotone, se gjoja janë të përkushtuara në procesin e integrimit të vendit në BE.