Shpalosje Politike – Dy dekata politike te PPD-se

Nr.53

Prof. dr. Nazmi MALIQI

PPara njëzët viteve, më 15 prill të vitit 1990 në Xhepçishtë u themelua partia e parë e shqiptarëve të Maqedonisë. Në shenjë të kujtimit të këtij përvjetori, me një grup profesorësh, të cilët ishim pjesa operative për themmelimin e degëve dhe nëndegëve të PPD-së, nëpër qytet dhe fshatrat ku jetojnë shqiptarët, u tubuam në shenjë modestie në një skajë të qendrës të Shkupit, t’i ndajmë kujtimet për ditët e para të organizimit plural të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Diskuatuam për rëndësin e organizimit, vështërsitë, vullnetin, motivimin që përmes kësaj partie u ngritë ndërgjegjësimi i një rezistence legale për barabarsinë e shqiptarëve. Biseduam për vitet 1989/1990, kur intelegjenca shqiptare u vuri themelet e formimit të partive të para politike shqiptare. Më 23 dhjetor 1989 u formua Lidhja demokratike e Kosovës (LDK), partia e parë politike shqiptare me program politik të qartë demokratik kombëtar.

Sipas shembullit të shqiptarëve të Kosovës, edhe shqiptarët e viseve të tjera në ish Jugoslavi filluan formimin e partive të tyre politike. Kështu në Maqedoni u formua Partia e Prosperitetit Demokratik, partia e parë shqiptare në Maqedoni me program të qart demokratik e kombëtar. Në kët shpalosjen tonë të kujtimeve të organizimit politik e kthyem filmin prapa, duke i dhënë një këndë të një analizë politike, për projektin akademik gjithshqiptar, me formimin e Këshillit Koordinues të përbashkët ndërpartiak, ku vendimet duhej të merreshin me koncenzus. Në këtë Këshill ishin marrë vendime të rëndësishme për të mbështetur fuqishëm pavarsinë e Kosovës si shtet Sovran dhe neutral, Për të mbështetur kërkesën e Shqiptarëve të Maqedonisë për t’u njohur si element shtetëformues, Kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe të Malit të Zi për autonimi më të lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në bazë të gjitha këtyre kërkesave qëndron e drejta për vetëvendosje.

Në këte takim tonin, pas njëzet viteve, në qendrën e Shkupit, në një kohë sikur na kthente një rrëmbim pë ato vite të kohrave të liga. Megjithate paksa të ngarkuar edhe me një nostalgji vazhduam të evukojmë kujtimete për momentin e zgjedhjeve të para parlamentare me Partinë e Prosperitetit Demokratik në vitin 1990, si lëvizje gjithëshqiptare në hapësirat ku jetojnë shqiptarët e Maqedonisë. Ky mobilizim politik dhe kombëtar i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë me motiv dhe dëshirë të madhe që të kontribuojnë për ngritjen e nivelit politik dhe si lidhje e fortë me vendlindjen u vërtetua në zgjedhjet e para parlamentare në tetor dhe nëntor të vitit 1990. Autostrada ndërkombëtare E–75, i ngjante një arradhe të pandërprerë krushqish me shqiptarë të punësuar përkohësisht në Evropën Perëndimore, që ishin nisur për në Maqedoni, për të dhënë votën për kandidatët shqiptarë. Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit ishte përplot me shqiptarë të ardhur nga të gjitha shtetet perëndimore të Evropës. Në vendëvotimet ku banonin shqiptarët, kishte atmosferë dasmash. Zgjedhjet e para parlamentare me kandidatët shqiptarë nga PPD-ja, u kuptuan ndërshqiptarët si moment i kthimit të shpresës se shqiptarët në Maqedoni me përfaqësuesit e vet politik do të jenë të zotë të vetvetës, dhe këto zgjedhje me të vërte i ngjanin një feste të vërtetë në mes shqiptarëve. Nuk kishte ekcese në mesin e votuesve shqiptar dhe pa dyshim ishin në përputhje të plot me të gjitha standardet demokratike, zgjedhje me një kulturë të lartë demokratike . . . Kuptohet, me keqëardhje e konstatuam faktin se shqiptarët, këtë atmosferë e përshkruar me vlera demokratike zgjedhore, asnjëherë nuk e shijun më shqiptarët në zgjedhjet vitit 1996, 1998, 1999, . . . Pasuan vite zgjedhore me rrahje, sharje, vrasje mbrenda partive politike ndërshqiptare.

Në takimin tonë për evukimin e kujtimeve për ditët e themelimit të PPD-së, bëmë një retrospektivë, se Gjatë kohës së themelimit të degëve dhe mandej në tubimet parazgjedhore për zgjedhjet e para parlamentare me krenari u shpalos vullneti, dëshira, gëzimi i gjithë shqiptarëve me synim të pakontestueshëm për avancimin e çështjes shqiptare si qytetar të barabartë në R. e Maqedonisë. Edhe pse Maqedoninë e përbën një strukturë e popullatës me më tepër se 4O%, popullatë jomaqedonase, këtë realitet, disa politikanë dhe intelektualë të profileve të ndryshme nga rradhët e maqedonasëve, në të shumtën e rasteve u krijote averzion. Politikanëve maqedonas iu mungonte vetëdija dhe përgjegjësia për shtetin, dhe nuk mund të kuptonin, se nuk do të ketë të drejta nëse ato nuk kuptohen, nuk garantohen dhe nëse nuk realizohen si të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, të drejta të barabarta në mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe ky nivel i të drejtave patjetër duhet të kuptohej edhe si liri idividuale dhe si vlera njerëzore. Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë të vitit 1991 nuk precizohej nevoja e sjelljes së ligjive të veçanta. Mungesa e normave kushtetuese të cilat në mënyrë më të drejtpërdrejtë do të udhëzonin në mënyrën e trajtimit të kësaj materje, për politikanët e pandërgjegjshëm (për pushtetarët maqedonas) lënte hapsirë për voluntarizmin dhe hamendje të llojit të vet në trajtimin e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për vëllimin dhe mënyrën e përfshirjes së materjes në ligje të caktuara. Këto devijime politike mbrenda subjekteve maqedonase, për shmangëjet ligjore për zbatimin e Marrëeshjes kornizë të Ohrit po hetohen edhe në kohën e sotme.

PPD-ja, ishte parti e cila nxiste inicitava për rezistencë kombëtare. Në janar të vitit 1992 u organizua Referendumi për Autonomi territorijale politike të shqiptarëve në Maqedoni u deklaruan pro, mbi 300 mijë shqiptarë që kishin të drejtë vote. Para deklarimit të shqiptarëve me referendum, në këtë kohë është me peshë të pakontestueshme, që të ruhet në kujtesë të çdo shqiptari, tubimi madhështor i mbi 100 mijë shqiptarëve i mbajtur në Qendër të qytetit të Shkupit, aty ku para gjysmë shekulli ishte lagjia më e vjetër shqiptare. Në këtë tubim gjithëshqiptar, krahas promovimit të Platformës me kërkesat shqiptare nga kryetari i atëhershëm i PPD-së Nevzad Halili dhe stafi udhëheqës partiak u shpalos me krenari edhe flamuri shqiptar i ruajtur në zemër dhe vatrat shqiptare, i ndrydhur nga sfidat e kohës por i ruajtur në ndërgjegjen kombëtare.

Në këtë takim tonin si aktivist të PPD-së, pas njëzet viteve biseduma edhe për shumë nërkëmzat e pushtetit dhe shërbimeve sekrete nga më të ndryshme që u pengonte ky organizim i shqiptarëve. Këto kurtha ishin nga më të ndryshmet, por më të rrezikshmet ishin goditjet nga brenda, nga vetë udhëheqësit e viteve 1996 – 1998, kur edhe e sollën PPD – në me një derexhe të sotme të margjinalizuar. Rrjeti organizativ i PPD-së, në përgjithësi u sollë në një gjendje totale kaotike dezorganizative. Madje si pa turp, ky rreth politikanësh, filluan ta kuptojnë vetëveten si të pazevendësueshëm. Të njejtit u bënë promotor të rrejshëm të koalcioneve ndërshqiptare. Cilat ishin pasojat për PPD –së, pas zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të vitit 1996? Në rajonin e Sarait u votua për një vend parlmentar, pas shkuarjes të Naser Zymberit për ministër në Ministrin për punë dhe politikë sociale dhe zavendësimin e tij u bë me Rizvan Sulejmanin. Në këto zgjedhje shtabi zgjedhor i PPD-së për këte njësi zgjedhore i shkeli vrazhd procedurat zgjedhore në dëm të kandidatit të PDSH-së. Kjo ishte edhe rënja serioze e PPD-së. Pas dy viteve pasoi rënja e dytë më e rëndë, Koalcioni “madhor” ndërshqiptar, PPD – PDSH në zgjedhjet parlamemtare të vitit 1998, me moton “Për Unitet kombëtar”, në fakt ishte një marrëveshje parazgjedhore ndërpartiake (PPD – PDSH) “shqiptarët sëbashku me partinë e Socialdemokratve të Maqedonisë”. Për t’u futur në kombinatorikat për ruajtjen e posteve të tyre dhe për të shërbyer si numër për plotësimin e matematikave të LSDM –së. Për të krijuar shumicë parlamentare për LSDM – në, Kryesia e PPD-sëi i bënë gropën vetëvetës. Me siguri se disa anëtarëve të Kryesisë qëndrore të PPD-së, që kaluan shumë poste udhëheqëse nën petkun e PPD-së, po në këte mandat partiak parlamentar në vitet 1998 – 2002, nuk do ta kenë edhe aq lehtë të arsytohen përse e rrënuan PPD-në. Katërshi i ngushtë i udhëheqësisë qendrore, krijoi situatë mospërfillje statutare, dhe nënçmoi antarësinë e PPD-së, eleminuan hapësirën për të ekzistuar PPD-ja, si parti stabile. Këta gabime të skemës organizative brenda PPD-së, ndikuan në dobësimin vlerave demokratike konkuruese në skenën politike brenda shqiptare në Maqedoni. Gabimet për rrënimin e PPD –së, nga Kryesitë qendrore të kësaj partie vazhduan edhe pas viteve 2002. Në vitet 1995 – 1999, kryetar i PPD-së ishte Avdirraman Haliti, këte post mandej e e trashiguan Imer Imeri, Abdulmenaf Bexheti, Abdulhadi Veseli dhe tani kryetari aktual Sefedin Haruni.

A do të ngritet edhe njëherë Partia e Prosperitetit demokratik, është dëshirë e mijra shqiptarëve, të cilët akoma me nostalgji e ruajnë amblemën e kësaj partie nëpër shtëpitë e tyre.