Nuk ndërtohet shteti me dy ftyrësi politike

Nr.54

Prof. dr. Nazmi MALIQI

Nëse ekziston strukturë e shëndosh politike, njerëz me ideale shtetërore, njerëz udhëheqës me ndjenja njerëzore, ata duhet të vlerësojnë drejtë, se shteti multietnik nuk mund të ndërtohet me një ardhmëri të sigurtë dhe stabile, duke krijuar momente të mosdurimit ndërnacional, duke krijuar kurthe, duke nxitur tensione ndëretnike. Njerëzve të instaluar në politikë, të cilëve u mungon ndjenja e empatisë, ndjeenja humane për ta kuptuar tjetrin, ata po jetojnë me kopmlekse të frigës si shenjë e psikopatisë. Militarizimi i fjalorit politik me nxitjen e një perceptimi të dyshimit të kurdisjeve të incidenteve edhe me dëshmi të rrejshme nga më të ndryshmet, për fat të keqë po ndërlidhen drejtpërsëdrejti me raportet ndërnacionale. Këta, janë elemente të cilat më së shumti do të paraqiten, si pengesa të pakapërcyeshme, për ndërtimin e sistemit multietnik të Maqedonisë. Në këso rrethanash, struktura të caktuara shtetërore, me interesa karieriste personale dhe grupore, mund të jenë edhe me interesa biznesi dhe profiti, duke e shfrytëzuar rrejshëm kartën nacionale, qëllimisht krijohen situata të mossigurisë dhe herë – herë edhe tensione ndëretnike. Por, ka raste edhe kur të njejtit luajnë edhe me rolin e “shpëtimtarit” të shtetit apo të kombit.

Njerëzve të tillë të involvuar në politikë, nuk u konvenon mbyllja e çështjeve të hapura, në mes maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, edhe pse është edhe në interes të përbashkët ndërnacional mbrenda shtetit. Tani në këtë kohë, të gjithë ata të cilët nuk e preferojnë dialogun, bisedimet dhe uljen e tensioneve, ndërprerjen e vrasjeve dhe incidenteve të armatosura dhe që nuk deshirojnë që me mjete politike të stabilizohen këto rrethana, të njejtit janë në kundërshtim të parimeve të një kulture shtetërore në ndërtimin e shtetit ligjor. Të njejtit nuk dëshirojnë që edhe në këto hapësira, të depërtojnë mënyra e re jetës politike dhe demokratike, duke i respektuar maksimalisht të drejtat e njeriut.

Në Republikën e Maqedonisë angazhimet e partive politike, të bllokut shqiptarë dhe maqedonas, me përfaqësuesit e BE-së, NATO-s OSBE-së, të autorizuar për këtë pjesë të Ballkanit, duhet më bindshëm të kontribuojnë në konkretizimin e aktiviteteve për ruajtjen e paqës dhe stabilitetit të shtetit dhe të vendosjes të institucioneve shtetërore, në baza të shëndosha të shtetit ligjor. Për të arritur nivelin e mirëqenies në mesin e qytetarëve, duke jetuar me dallime gjuhësore dhe me veçori të ndryshme nacionale dhe fetare. Nëse ekziston disponim politik në mes partive politike, që janë shumicë parlamentare, BDI dhe VMRO – DPMNE është koha që ata t’i shmangen teatrit politik konfliktuoz që po e krijojnë në opinjon. Të qartësojnë kalendarin e veprimit të tyre politik, të paraqiten para qytetarëve të Maqedonisë me një informacion esencial nëse posedojnë nivel të një kulture politike për ndërtimin e shtetit. Politikëbërja e tyre duhet të udhëhiqet nga transparenca dhe kontrolli demokratik. Në kohë të sotme janë të dëmshme tentimet për ndërtimin e politikave të përvojave të tresheve staliniste komuniste. Fortifikimi i argumentimit të qëndrimeve politike për të mbrojtur pikëpamjet e veta, patjetër duhet të funksionojë në vlerat e partneritetit pa anashkalim dhe pa qëllime të tjetërsimit të tjetrit. Kultura politike e veprimit qeveritar që nuk është ekuivalent me gatishmërinë për t’u shprehur në mënyrë të bindjeve të çiltërtëra nuk do të ndihmonte për vënjen e mardhënieve të qëndrueshme ndëretnike.

BDI dhe VMRO – DPMNE, në këtë rradhitje do t’i rreshtojë edhe PDSH, LSDM, DR si parti opozitore, sepse secila në një farë mënyre, apo tjetër, si parti ose personat udhëheqës të tyre, kanë qenë bashkëpjesëmarrës qeveritar, të krijimit të skemave konfliktuoze, të skemave kriminele, të kurthave politike edhe për vrasjeve të njerëzve, është mirë që të betohen në ndërtimin e përcaktimit politike me dokument të qartë për veprim poltik, për ndërtimin e shtetit ligjor. Qëllimi i dokumentit për qëndrimin politik është të përpunojë analiza dhe propozime se si mund të përmirësohet politika ekzistuese. Një analizë e këtillë mund të bëhet në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Një analizë veçmas duhet ta ndërtojnë politikanët dhe intelektualët maqedonas. Duhet të bëjnë një analizë më të kthjelltë, më të qartë, dhe t’i vlerësojnë marrëdheniet maqedonase greke, maqedonase bullgare dhe maqedonase serbe. Ndoshta edhe do të kuptojnë se lojërat e pandershme politike duke i nënçmuar shqiptarët është në dëm të funksionimit të shtetit dhe të identitetit nacional të maqedonasve.

Duhet të ngushtohet hapësira për të krijuar taktika të habisë politike, për të krijuar mjegull dhe paqartësi. Pse krijohet ambijenti i kurthave me persona të poltikës të cilët u janë dorëzuar urrejtjes, korruptimit, dukurive socio – patologjike, krijimit të aferave, Brodeci, Sopoti etj. Mbeti dilema e pasquar për vrasjet e 13 majit 2010. U vran katër shqiptarë afër Radushës, dyshohet se ishte lojë e një kurthe për eliminimin politik apo edhe likuidimin fizik të kuadrove për shak të bindjeve të ndryshme politike apo edhe ideologjike. Nga këto supozime edhe dyshohet se egzistojnë shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke i pasur parasysh këto rrethana, patjetër duhet të krijohet bindja politike dhe shtetërore, se pranimi i vlerave demokratike dhe rregullativave ligjore të harmonizura me Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duhet të jenë fundamente të domosdoshme në organizimin politik dhe në ndarjen e përgjegjëisë dhe fajsisë. Ndarja e “drejtësisë” jashtë këtyre normave ndërkombëtare, dhe ligjeve të vendit, jashtë normave gjyqësore është akt kriminel shtetëror kundër njerëzimit. Në kohë kur Republika e Maqedonisë kryeson me Këshillin ministror të Këshillit të Evropës, institucionet qeveritare që i kurdisin vrasjet duhet t’i binden akteve normative të Komisionit minstror të KE të vitit 2002, ku ndër të tjera precizohet: II. Ndalimi i arbitraritetit “Të gjitha masat e marra nga shtetet për të luftuar terrorizmin (edhe nëse ka vlerësime të tilla) duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimin e shtetit ligjor, ndërsa duhet të përjashtojnë çdo formë arbitrariteti, si dhe çdo trajtim diskriminues ose racist, dhe duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së duhur”. IV Ndalimi në mënyrë absolute i torturës “Përdorimi i torturës apo i trajtimit çnjerëzor ose degradues ose ndëshkimit ndalohet në mënyrë absolute, në të gjitha rrethanat dhe, veçanërisht, gjatë arrestit, marrjes në pyetje dhe ndalimit të një personi të dyshuar ose të dënuar për veprimtari terroriste (edhe nëse ka vlerësime të tilla), pavarësisht nga natura e veprimeve për të cilat dyshohet personi apo për të cilat ai është dënuar”. Me keqëardhje mund të konstatohet se i gjithë ky intervenim policor i Qeverisë së Maqedonisë ishte jashtë këtyre obligimeve shtetërore që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, ishte jasht kontrollit demokratik. Me të drejt ishte konstatimi i shume ekspertëve, se qëllimi i këtij akcioni policor qeveritar, nuk ishte që këta qytetar t’i sjellen para ligjit dhe gjyqeve, por qëllimi ishte kurdisja e kurthës për likuidim e tyre.

Dhe në fund, nëse lojaliteti poltik dhe qytetar dëshirohet, të shndërrohet në servilitet të politikanëve shqiptarë, pamëdyshje se do të pengojnë avancimin e vlerave të demokracisë, do të lejojnë zhvendosje të politikave prioritare evrontegruese dhe do të dëmtojë rëndë mirëqenjen e qytetarëve të Maqedonisë.