Friday, April 19, 2024
Intervista

Partitë Shqiptare Të Vetëdijësohen Për Konkurencën Politike

Maqedonia 22 korrik 2006, faqe 13

INTERVISTË E DR. NAZMI MALIQIT, PROFESORË NË UEJL DHE KRYETAR I UNIONIT TË INTELIGJENCIES SHQIPTARE NË MAQEDONI


PARTITË SHQIPTARE TË VETËDIJËSOHEN PËR KONKURENCËN POLITIKE

Ne shqiptarët nuk duhet t’u befasohemi kritikave dhe vërejtjeve të ODIHR-it nëse realisht i konstaojnë parregullsitë dhe veprimet jo ligjore të përfaqëuesve të partive poltike në eloktoratin shqiptar. Brengosja do të ishte më e madhe nëse faktori ndërkombëtar vendos t’i mbyllë sytë para shkeljeve flagrante që e dëmtuan procesion zgjedhor. Sepse, njëherë e përgjithmonë ne shqiptarët duhet të kuptojmë se përmes votës së lirë dhe pa manipulime, dhe pa mbushje të kutive të votimit nga ana e antaëve këshillave votuese, do të arrijmë të krijojmë vlera konkuruese poltike, ekonomike, kulturore dhe do të jemi në gjendje reale të identifikojmë edhe interesin kombëtar.

BOTA SOT: Prapë incidente në zgjedhje edhe gjat rivitimit. A nuk shqetësohen partitë shqiptare se raportii ODIHR-it parregullsistë do ti numërojë vetëm në vendbanimet shqiptare?

DR. NAZMI MALIQI: Kryesitë e dy partive politike shqiptare BDI dhe PDSH, edhe në këto zgjedhje nuk dëshmuan se kanë qenë të interesuara që këto zgjedhje të jenë korrekte dhe të lira. Një mosinteresim i tillë i tyre shihej në fushatën zgjedhore, e cila në momemte humbte kuptimin për arsyeshmërinë e organizimit politik brenda shqiptar. Krijohej përshtypja se bëhet fjalë për dy grupe të kundërshtuara, që rastësisht janë në politikë, të cilat mbi gjitha kanë synimin që elektoratin shqiptar ta armiqsoj tej mase, në qërimin e hesapeve individuale dhe grupore në mes veti. Duke i ndjekur përvojat nga zgjedhjet lokale 2005, dhe përvojat e mëhershme zgjedhore, dhe duke i marrë parasyshë kritikat e ndërkombëtare, koalicioni BDI – PPD dhe PDSH –ja edhe kësaj here nuk shprehën vullnetin e tyre për ta përmirësuar realizimin e këtyre zgjedhjeve parlamentare.

Për vetëdijesimin politik të udhëheqësive të këtyre partive politike shqiptare, nuk ndikuan reformat e legjislacionit zgjedhor, nuk ndikuan apelet dhe porositë e partnerëve ndërkombëtar për zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk ndikoi edhe arsyeja se shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për zgjedhje të lira, ku vota e lirë të jetë e patjetërsueshme. Përskaj përvojës së tyre politike me shumë vite, me keqëardhje mund të konstatohet se lidershipi i BDI-së dhe PDSH-së, e dhanë një pamje mjaftë të dyshimtë edhe para BE-së, NATO-s, OSBE-së, të cilat në njëfarë mënyre rekomandimin e tyre e kishin të lidhur me integrimin e mëtutjeshëm, të shtetit në organizatat e tyre përkatëse me zhvillimin e realizimit demokratik të këtyre zgjedhjeve.

Ne shqiptarët nuk duhet t’u befasohemi kritikave dhe vërejtjeve të ODIHR-it nëse realisht i konstaojnë parregullsitë dhe veprimet jo ligjore të përfaqëuesve të partive poltike në eloktoratin shqiptar. Brengosja do të ishte më e madhe nëse faktori ndërkombëtar vendos t’i mbyllë sytë para shkeljeve flagrante që e dëmtuan procesion zgjedhor. Sepse, njëherë e përgjithmonë ne shqiptarët duhet të kuptojmë se përmes votës së lirë dhe pa manipulime, dhe pa mbushje të kutive të votimit nga ana e këshillave votuese, do të arrijmë të krijojmë vlera konkuruese politike, ekonomike, kulturore dhe do të jemi në gjendje reale të identifikojmë edhe interesin kombëtar. Nuk duhet të përjashtojmë mundësinë se shkelje të tilla të shkeljes të procedurave zgjedhore kishte edhe në pjesën e elektoratit maqedonas, por ne duhet më tepër të brengosemi për vetën tonë.

BOTA SOT: Përse partitë nuk mund të kontrollojnë militantët e tyre në terren, apo partitë kërkojnë fitore me çdo kusht?

DR. NAZMI MALIQI: Unë mendoj se militantët partiak krijohen nga vetë kryesitë e partive politike. Nuk bëhet fjalë për pamundësinë e tyre për mbajten nën kontroll aktivistët e tyre. Më tepër ka të bëjë me pjesën tjetër të pyetjes, përse BDI – PPD-ja dhe PDSH-ja, në këto zgjedhje hynë me çdo kusht që t’i fitojnë këto zgjedhje. Është brengosës fakti, se kësaj here edhe nga disa analist dhe intelektual të “pavarur” që patën mundësi shumë të mëdha të proncimit të tyre, sikur nuk u pëlqente fakti, se shqiptarët duhet të kenë më shumë parti konkuruese. Ata e injororonin konceptin e qart, se si mund të ndodhë kontrolli politik pa alternativa tjera politike. Apo sikur preferonin proverbin poppullor” Hin e dil Hasan Tahir”. Kjo mënyrë e krijimit të opinionit publik edhe më shumë i trimëroi partitë politike që devalvuan procesin zgjedhor, që madje edhe me cdo kusht të kërkonin fitore.

Militantët partiak kësaj here vetëm se ishin të dëgjueshëm në relizimin e urdhërave të patronëve të tyre partiak

BOTA SOT: Z. Maliqi, duket se është krijuar një praktikë e re në votime. Në rivotimin e të mërkurës VMRO-ja kishte marrë me dhjetëra vota në vendbanimet e pastërta shqiptare. Si e komentoni këtë?

DR. NAZMI MALIQI: Shqiptarët virgjinitetin zgjedhor për të votuar kandidat të partive politike maqedonase e kanë humbur më herët. Kjo pikërisht ka ndodhur me dëshirën dhe insistimin e Kryesive të partive politike shqiptare, herë PDSH-ja dhe PPD-ja por edhe nga BDI-ja. Kjo pyetje duhej të parashtroni edhe në kohën e zgjedhjeve presedinciale të vitit 1999 kur u zgjodh për president Trajkovski. Por e njejta pyetje duhej të parshtrohej edhe në zgjedhjet presidenciale të fundit kur u zgjodh Kryetar Branko Crvenkovski. Apo sa kishte arsye që udhëheqësit partiak të BDI-së të kërkonin nga elektorati shqiptar në Shipkovicë të Tetovës, apo në Likovë dhe Haracinë që të votohej kanditdati nga koalicioni i tyre qeveritar.

BOTA SOT: A nuk ju duket se partitë shqiptare afërsi më të madhe tregojnë me partitë maqedonase (PDSH- VMRO) sesa ndërmjet partive shqiptare?

DR. NAZMI MALIQI: Si duket në shikim të parë, dy partitë shqiptare që dolën “fituese” nga këto zgjedhje, po bëjnë një devalvim të skajshëm të pozicionimit shqiptarë, për kualicione. Qytetarët shqiptar janë dëshmitar të skenave të çuditshme, selia e mandatarit Gruevski i ngjanë një shtëpie “bamirse”, sikur gjithçka do të jetë në rregull nëse i njejti bëhet zemërgjër; për përfshirjen e njërës apo tjetrës parti shqiptare në Qeveri. Për çudi madje PDSH-ja shkoi aq larg, pëlqimin apo vendimin – pranimin e saj në Qeveri, simpatizuesit e saj e festonin me flamuj të VMRO –DPMNE-së.

Mendoj se pajtoheni edhe Ju, se BDI – PPD-ja edhe PDSH- ja nuk janë duke u brengosur për këte problem të afërsisë së madhe me partitë maqedonase, mbi të gjitha kanë interesin të jenë pjesë e Qeverisë, madje BDI –ja kërkon edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar.  

BOTA SOT: Bisedimet për formimin e qeverisë zgjasin që disa javë. Që të dyja partitë shqiptare janë këmbëngulëse për të hyrë në qeveri. Kush ka të drejtë të hyjë në ekzekutiv?

DR. NAZMI MALIQI: Unë mendojë se nëse pas gjithë kësaj na mbetet diçka të bisedojmë për demokracinë funksionale, do të ishte për momentin mirë që të dy partitë politike shqiptare të jenë pjesë e Qeverisë. Kuptohet nëse janë vetëdijesuar se duhet të kenë të hartuar pikat e një platforme të përbashkët, për pjesmarrje në Qeveri, që duhet të bazohet në interesat e eloktoratit shqiptar.

Nëse një platformë e tillë ndërshqiptare,  nuk ka ndodhur atëherë çdo koalicionim i partive politike shqiptare me VMRO-DPMNE-në, apo me ndonjë parti tjetër në të ardhmën do të jetë vetëm interes grupor partiak (me elemente të korruptimit), edhe nuk është me rendësi të konstatohet se a është koalicion e natyrshëm (apo i pa natyrshëm) djathtist, majtist apo qendër.

Kuptohet sipas Kushtetutës Mandatari përcakton se me cilat parti politike do ta përbëjnë shumicën parlamentare. Kur mungon një marrëveshje ndërshqiptare, unë nuk e kam të qart, përse BDI-ja insiston të jetë pjesë e Qeverisë e bllokut opozitar partiak, që tani i ka fituar zgjedhjet parlamentare.

BOTA SOT: Edhe pse shprehimisht kushtetuta nuk përcakton partinë shqiptare që duhet të jetë pjesë e ekzekutivit, por në anën tjetër vetoja shqiptare në ligjvënës (Badinteri) mund të arrihet me “mobilizimin” e deputetëve jo shqiptarë dhe jo maqedonas. A nuk ju duket se hyrja e PDSH-së në qeveri do ta “çorodisë” veton shqiptare?

DR. NAZMI MALIQI: Çoroditja e votës shqiptare nuk duhet të ndodhë. Nuk mund të krijohen rrethana të tilla, unë mendoj se demokracia koncensuale e Badenterit nuk mund të bllokohet nga deputetët shqiptarët, nëse vendimet apo ligjet që duhet të sillen janë në interes të elektoratit të tyre. Për votimin apo për mos votimin, apo në krijimin e rapoteve të vetos, sa i përket partive shqiptare, do të kenë të njejtën përgjegjësi, pa marr prasysh se a janë në opozitë apo në pozitë  

BOTA SOT: Çfarë do të ngecë nëse në qeveri hyn partia e cila nuk ka fituar shumicën e elektoratit shqiptar?

DR. NAZMI MALIQI: Shumicën e elektoratit shqiptar nuk e ka fituar asnjë parti politike shqiptare (dy partitë sëbashku BDI – PPD dhe PDSH nuk e kanë fituar shumicën e elektoratit shqiptar). Mund të bindeni nga raportet zgjedhore të komisioneve, se nëpër qytete, ku jetojnë shqiptarët, në votim kanë dalur më pak se 35%, të numrit të përgjithshëm të votuesve. Nëse i heqim mënyrën e paligjshme të mbushjeve të kutive të votimit, nga BDI-ja dhe PDSH-ja,  gjatë votimit dhe pas mbylljes të vendvotimeve, në vendbanimet rurale, me siguri se do të arrijmë te një e dhënë mjaftë brengosëse. Për këte, të gjithë duhet të brengosemi, dhe nuk duhet t’i shmangemi të së vërtëtës.  

Por t’i i kthehemi pyetjes, nëse ndodh që PDSH-ja të jetë pjesë e Qeverisë, atëherë do të kemi një opozitë me më shumë deputet shqiptar, e cila nëse rreshtohet në norma demokratike mund jetë shumë, më shumë në intesres të kombit shqiptar se partia pushtetare. Mund të identifikoni parti politike në shtetet e Evropës që me vite janë në opozitë, por që kanë rol dominant në zhvillimin e shtetit të tyre në të gjitha aspektet, si ato politike, ekonomike, sociale, kulturore etj.

BOTA SOT: Sipas jush, përse partitë e vogla shqiptare nuk fituan asnjë mandatë?

DR. NAZMI MALIQI: Partitë e vogla shqiptare nuk e kanë historijatin e njejt të veprimit, apo edhe nuk i kishin pikat programore të harmonizuar si forcë e tretë. Si duket ishte një kohë shumë e shkurtër që të bindin elektoratin shqiptar – apatik se ato dallojnë nga partitë e tjera shqiptare, duke e pasur prasysh se, Kryesitë apo edhe aktivistët e tyre, deri para një viti i takonin PDSH-së, PPD-së apo BDI-së.

Në kohën e një fushate zgjedhore me probleme dhe incidente që e zhvillonin BDI-ja dhe PDSH-sa, ekzistonin të dhëna nga hulumtime të institucioneve relevante se diku 60% e elektoratit shqiptar, nuk janë në të interesuar që të dalin në zgjedhje. Kjo u dëshmua në ditën e votimit. Por nuk ndodhi ajo që një përqëndje më e madhe e tyre të  binden që të dalin në votime dhe të votojnë për partitë e vogla. Edhe pse për rezulatatin e dobët të tyre, nuk përjashtohet edhe keqëpërdorimi i votave, duke e pasur prasysh se partitë e vogla ishin jasht cdo konteksti për kontrollimin e votës.

Sidoqoft, Procest për sëndërtimin e interesit shqiptar në Maqedoni nuk mund të i stopoj askush. Jeta poltike ndërshqiptare e imponon arsyen për një alternativë tjetër të veprimit politik. Shqiptarët kanë nevojë për zhvillimin e pluralizmit politik, brenda shqiptar por edhe me të tjerët. Mos të harrojmë se tani populli shqiptar në Maqedoni i ka dy Universitete, arradhat e shqiptarëve të shkolluar që do të bëjnë politikën e shqiptarëve të Maqedonisë, shumë shpejt do të jenë në skenën poltike, dhe do të kenë rrolin e tyre vendimtar.

BOTA SOT: Si i komentoni deklaratat e BDI për protesta nëse nuk bëhet pjesë e qeverisë?

DR. NAZMI MALIQI: Unë mendoj se më tepër deklarimet e tilla janë të tipit të spekulimit medial, të nxjerruar nga kontesti. Protesta mund të ndodhin për rrëximin e Qeverisë. Prostestat duhet të ndodhin nga BDI-ja, nëse shkelet interesi i elektoratit shqiptar. Deklarimet e tilla, “nëse nuk bëhen pjesë e Qeverisë”, si të tilla janë nën nivelin e një dëshire për konkurencë programeve konkuruese partiake.  

Intervistoi: Muhamed Hoxha