Dr. Metush Sulejmani, Botime të reja

Kulturë , e martë, 18 korrik 2006, faqe 20

Dr.Metush Sulejmani, Botime të reja

Rreth Librit të ri të Dr. Nazmi Maliqi : “ Sistemet e informacionit publik dhe privat”           

Informacioni nevojë dhe domosdoshmëri e kohës

Në vazhdën e botimeve të reja nga autorët shqiptarë kemi edhe doracakun “Sistemet e informacionit publik dhe privat” nga Dr. Nazmi Maliqi përndryshe professor në Universitetin e  Evropës Jug-Lindore në Tetovë. Ky libër është në formëm e një teksti universitarë i cili iu dedikohet studentëve të Administratës publike pran të njejtit universitet dhe padyshim se do tu hyjë në përdorim edhe të tjerëve si studentëve poashtue edhe kuadrit arsimorë.

Autori i kësaj vepre nuk del për here të pare para publikut lexues sepse ky autorë ka shkruar edhe punime dhe libra tjera siç janë: “Gjurmë politike”, “Shpalosje”, “Toleranca politike”pastaj është kryeredaktorë i Revistës për shkenca shoqërore “Vizione”. Punimet e këtij autori kemi pasur mundësi ti lexojmë jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe n ë gjuhë tjera. Shkrimet e natyrave tjera siç janë: artikujt, vështrimet, intervistat, recenzimet etj, të këtij autori kanë zgjuar interesim të madhë tek lexuesit e veçanrisht tek qarqet e larta intelektuale tek ne e poashtu edhe jashta vendit.

Ky libër është një përmbledhje e ligjeratave të cilat autori me një mjeshtri të mire metodologjike i sistemoi dhe e bëri tekst universitarë shumë të kapshëm dhe të përshtatshëm për programin e Fakultetit të Administratës Publike.  Meqë autori i këtij libri është edhe ligjerues i po kësaj lënde që në fillim e vërejti nevojën dhe domosdoshmërinë për përpilimin e një libri të kësaj natyre që pa dyshim se më së tepërmi përfituan studentët e fakultetit në fjalë. Pra ky libër është një sihariq dhe shumë i nevojshëm jo vetëm këtu te ne pore edhe më gjerë. Sot me zhvillimin e shkencës,teknologjisë dhe arsimit, infrastrukura informative dhe komunikative tregon një ekspanzion të gjërë të sistemeve informative bashkëkohore publike dhe private të cilat janë vu në shërbim të njeriut dhe njerëzimit në tërsi.

Ky libër e ka këtë strukture: Parathënja, Kreu i pare (Bazat e sistemit të informacionit publik dhe privat) Kreu i dytë (Mjetet për informim masiv) Kreu i tretë (Llojet më të rëndsishme të ndodhive të komunikimit ) Kreu i katërt (Përkufizimi i sistemeve të informacionit publik dhe privat) Kreu i pestë (Korniza ligjore-normativo juridike dhe sistemi i informacionit publik dhe privat në R.Maqedonisë) Kreu i gjashtë (E drejta e informimit në dokumentet zyrtare) Kreu i shtatë  (E drejta e informimit sipas dokumenteve të së drejtë ndërkombtare).

Autori i këtij libri që në parathënje mjaftë bukur e elaboron qëllimin dhe mënyrën e përpilimit të këtij libri dhe në mënyrë decide e sqaron se kjo lëmi është shumdimenzionale që do të thot se kjo lëmi e ka edhe dimenzionin politik, juridik, sociologjik, komunikologjik etj. Aurori në këtë libër ka bërë përpjekje që materialin ta përpunoj si në aspektin teorik ashtu edhe në aspektin praktik dhe pragmatic. Me shtjellimin teorik të kësaj lëmie ndërlidhet kreu i pare, i dytë, i tretë dhe i katërt, kurse kreu i pestë, i gjashtë dhe i shtatë më tepër ka të bëj me anën pragmatike ku vjen në shprehje ana ligjore dhe normative e sistemeve të informacioneve publike dhe private.

Në kreun e pare Autori bën përpjekje që ta definoj lëndën e sistemeve të informacionit publik dhe privat duke e marrë parasyshë historikun e zhvillimit të kësaj lëmie dhe teoritë e informacionit  me emra eminent të kësaj shkence siç janë; Hartli, Silardi, Vieneri, Shanoni, Lasveli, Berelsoni etj.

Në këtë pjesë autori mjaftë bukur e shtjellon raportin mes informacionit dhe komunikimit duke bërë fjalë edhe për llojet e komunikit siç janë; komunikimi intrapersonal, interpersonal, komunikimi verbal dhe joverbal dhe komunikimi ezopian.

Në kreun e dytë autori i këtj libri Dr.Nazmi Maliqi bënë fjalë për mjetet e informimit masiv duke i ndërlidhur me shoqërinë informative

Në këtë pjesë bëhet fjalë për ndërlidhjen e informimit masiv me masën i cili është pjesë e zhvillimit të shoqërisë e cila karakterizohet me shumë procese shoqërore siç janë: industrializimi, urbanizimi, zhvillimi i hovshëm kulturorë etj, Në këtë kaptinë bien në sy ana metodologjike dhe njohja e mire e kësaj lëmie e cila vërehet nga aspekti i ndërlidhjes së komunikimit masiv me shoqërinë e zhvilluar informative.

Autori tërë problematikën e kësaj kaptine e përqëndron në definimin e komunikimit masiv me anë të të cilit nënkuptjmë të gjitha format e komunikimit me çrast në mënyrë publike shpërndahen shprehje nëpërmjet mjeteve teknike për shpërndarje (mediumet), në mënyrë indirekte (dmth, gjatë largësive hapsinore ose kohore –hapsinore) dhe në mënyrë të thjeshtë pa ndërrimin e roleve ndërmjet atij që rrëfen dhe asajë që e pranon publiku.. Në kreun e tretë autori bën fjalë për komunikimet politike me theks të veçantë në propagandën politike ku në shërbim të sajë janë mjetet e informimit masiv siç janë shtypi, radioja dhe televizioni. Në këtë pjesë të librit autori bënë fjalë për dimenzionin historic të këtij lloji të komunikimit duke e ndërlidhur edhe me tipin e një shoqërie të caktuar si dhe rregullimim shoqërorë të sajë. Theksi kryesorë i kësaj kaptine qëndron në ate se si komunikimi politik ndikon te popullata dhe cilat janë efektet në formimin e opinionit publik duke pasur parasyshë përmbajtjen manipuluese. Kontributi i autorit në kët kaptinë qëndron aty se mjaftë bukur bën distinkcionin e tipeve të shoqërisë në bazë të komunikimeve politike të cilat kanë përmbajtje manipulative dhe propaganduese në opinionin publik. Këtë formë të komunikimit autori e ndërlidhë veçanrisht me luftrat, konfliktet e ndryshme krizat e ndryshme shoqërore e veçanrisht të karakterit politik etj.

Gjithashtu në këtë kaptinë është e një rëndsie të vaçant hulumtimi dhe paraqitja e relacionit  shtet-media të cilën e përshkruan detajisht duke u nisur që nga Roma e lashtë e deri në ditët e sotme, si dhe komunikimi masiv dhe transformimi shoqërorë ku veçanrisht në këtë të fundit rol tejetë të madh luan vetëdija shoqërore ku sipas autorit ndikojnë këta faktorë: Kërkesat intime të njerëzve (eksponohen në religjion, filozofi, dhe pjesë nga shkenca), Kërkesat ekonomike, kërkesat politike, kërkesat për art, kërkesat sportive dhe kërkesat për dëfrim (lojra zbavitse) Faq. 114)

Në kreun e katërt  autori bën përpjekje për përkufizimin e sistemeve të informacionit publik dhe privat duke marrë parasyshë ligjin për telekomunikim elektronik, besueshmëria e komunikimeve, të dhënat për qarkullimin e komunikimit, përgjimi ligjor, i komunikimeve, kompetenca për kryerjen e mbykqyerjes etj.

Në kreun e pestë bëhet fjalë për kornizën ligjore –normativo juridike dhe sistemin e informacionit publik dhe privat në R.Maqedonisë duke u bazuar më tepër në anën praktike. Në këtë kaptinë vend qendror zenë kodi i etikës për zyrtarët e zbatimit të ligjit, këshilli për radiodifuzion dhe agjencioni për informacione të cilat ndërlidhen me kornizën kushtetuese ku në nenin 16 tësaj garantohen liritë e bindjeve, ndërgjegjes, të menduarit dhe shprehjen publike të të menduarit, garantohet fjala e lire, paraqitja publike, informimi publik dhe themelimi i lire i instituconeve për informim publik, garantohet qasje e lire në informacione etj. Është me rëdsi të potencohet se autori në këtë kaptinë e sqaron detajisht rolin dhe funkcionin që ka këshilli për radiodifuzion për të cilin pak njerëz dijnë për këtë fenomen, prandaj këtu qëndron edhe roli i këtij libri i cili është i mirëseardhur për sejcilin njeri të çfardo profesioni qoftë. Në mënyrë shumë profesionale autori e shtjellon këtë problematikë duke e ndërlidhur sistemin e informimit me anën ligjore dhe normative ku këtu inkorporohen veçanrisht këshilli për radiodifuzion dhe agjencioni pë informata në R.Maqedonisë.

Në kreun e gjashtë bëhet fjalë për të drejtën e informimit në dokumentet zyrtare e cila ka të bëj me të drejtën e qytetarit po edhe të pushtetit të kenë qasje në informacion. Pra kjo lëmi është e rregulluar me ligj që do të thot se shumë shtete viteve të fundit kanë miratuar ligje për qasje të lire deri te informacioni. Është me rëndsi të theksohet se këtu autori Dr.Nazmi Maliqi bënë një analizë të shkëlqyeshme të kësajë problematike duke thënë se:”sa më i madhë të jetë informacioni i vënë në dispozicion të publikut dhe sa më i saktë të jetë ai, aq më të mëdhaja janë shansat për një qeverisje transparente dhe të përgjithshme”.(faq. 2002)