Besëlidhja shqiptare për respektimin e kodit zgjedhor

Prof. dr. Nazmi MALIQI

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, më 12 dhjetor 2010, do të ishin edhe të zakonshme, nëse do të vlerësohej vetëm pjesa e fushatës parazgjedhore, e cila u përcjellë me një marketing politikë tepër të mirë, të plotësuar gjithashtu edhe me një komunikim politik të fushatës zgjedhore shumë të nivelizuar, që ndoshta do t’ia kishin lakmi edhe shumë shtete për rreth nesh. Por ajo që, megjithatë ngeli si e jashtëzakonshme ishte fakti se, përkundër një fushate të mirë parazgjedhore, përkundër kulturës politike të votuesëve, ndodhi zhgënjimi nga administrata zgjedhore. Nga shumë vëzhgues të vendit dhe ndërkombëtar u konstatua se në vendvotimet aty ku ishin zyrtarët e kutijave të votimit, u cenua demokracia, u zbeh dëshira për zbatimin e ligjit zgjedhor. Administrata zgjedhore, lidershipi partiak, apo pjesë e tyre e lëshuan rastin që ata si pjesë e institucioneve të Kosovës, të shkëlqejnë para qytetraëve të vet dhe para opinjinit ndërkombëtar. Ndodhi zhgënjimi i motivit për zgjedhje të lira dhe të drejta. Për habi këte zhgënjim dhe cenim të demokracisë pak me vonesë e hetuan edhe vet kandidatët që kanë qenë të radhitur në listat kandiduese zgjedhore. Një pjesë e tyre, të cilëve iu kanë falsifikuar votat, me fakte deklarjonë se u vodhëm nga partia që i kandidoj. Nëse është ashtu atëherë përkundër një përvoje të shkëlqyeshme për listat e hapura kandiduese, edhe ky model zgjedhor për ne shqiptarët na doli i pasyksseshëm. Është shqetsues fakti, por megjithatë duhet të bëhet një analizë politike nga vetë akterët politik që janë edhe organizator të zgjedhjeve, dhe të ndërtojnë edhe një dokument për një qëndrim politik, si dhe pse ndodhi ky devijim i sistemit zgjedhor. Parashtrohet një pyetje, me këto shkelje të ligjit zgjedhor nga vet institucionet e Kosovës, si e ndiejnë vehten qytetarët, sidomos ata, që për të pasur një Kosovë të lirë i kanë humbur më të afërmit e tyre, ata të cilët gjithçka kanë sakrifikuar nga jeta e tyre. Ndoshta ata në heshtje edhe më së forti e ndiejn këtë lëndim të ndjenjave të tyre, pse nuk u respektuan vlerat e demokracisë, që pamëdyshje se këto vlera janë edhe kombëtare.

Është shqetsues fakti i devijimit zgjedhor, është një fakt demotivues dhe aspak i pëlqyeshëm, për kudo që jetojmë ne shqiptarët. Ky fakt është i dhimshëm por është i vërtet edhe për partitë politike në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjetiu. Për këte devijim të vlerave konkurimit ligjor, patjetër dhe urgjentisht duhet të lidhet besa shqiptare për të respektuar kodin zgjedhor, ndryshe nuk bënë. Nëse vazhodohen edhe më andej me këto avaze nënçmuese të vlerave të demokracisë, atëherë ne do do të jemi vetvërtetues të tezave të armiqve tanë, se shqiptarët nuk dinë të rezspktojnë rregullat për kandidim dhe konkurim normal në mes veti.

Nëse bëjmë një shikim provizor për hulumtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ndërtimiot të institucioneve stabile të shtetit, nuk mund të përjashtohet politika e brendshme nga politika e jashtme. Përgatitja e aktiviteteve diplomatike nga aktorët e politikave të jashtme të edhe në Kosovës në raport me politikat e tjera nga jashtë, pasqyron kontuinitetin shtetëror të politikës së jashtme, si intrument i politikës së brendshme, që vepron në fusha të ndryshme për të krijuar raporte të marrëdhënieve bilaterale apo edhe multilaterale. Teoritë e politikave të jashtme e vërtetojnë tezën se procesi i realizimit të politikës së jashtme varet nga përmbajtja dhe cilësia e politikës së brendshme. Nëse shkelen vlerat ligjore për të funksiunuar sistemi ligjor zgjedhor, atëherë për çfarë stabiliteti institucional apo patriotizmi shtetëror mund të bëhet fjalë. Pikërisht, një sjellje e tillë, paraqet edhe joseriozitet të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, me aktivitet që u pasqyrua në këto vite dhe në muajin e fundit në përgatitjen dhe zbatimit të procesit zgjedhor. Me këto, devijime zgjedhore, propaganda politike antishqiptare, se shqiptarët kanë probleme me vetëveten e tyre, gjithnjë e më tepër ka mundësi që të bëhen realitet. Nga kjo radhitje e një analize të fakteve të devijimeve ligjore, sikur po shihen edhe shenja, se po krijohet paqartësi nga pjesë e akterëve politik, me aktualitetin dhe një periudhë politike jo edhe të largët. Në vitet kur rezistenca pasive për të kundërshtuar politikën okupuese serbe u mishërua edhe me rezistencën e armatosur, këto aktivitëite atdhetare u zhvilluna nga një pjesë e po atyre udhëheqësve të luftës, që tani merren me menaxhimin politik, apo janë edhe aktor kryesor në politikëbërjen në institucionet e Kosovës. Me siguri se këta njerëz që ishin të sukseshëm të organizonin dhe udhëheqnin aradha të tëra luftëtarësh, udhëhheqnin edhe me rezistencën e paarmatosur, krijuan atoritet të besueshmërisë brenda kufijve të Kosovës dhe arenën diplomatikë ndërkombëtare, ata janë edhe ndër të merituarit për shtetin e sotëm të Kosovës. Atëherë pse gradualisht po e lëshojnë rastin për të udhëhequr një politikëbërje më të suksesshme, aty ku vehen themelet e shtetit demokratik. Të kuptohemi, edhe ata që përfaqësisht e kuptojnë funksionimin e shtetit, e dijnë se rregullat elementare për të krijuar shtetin, është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të drejta. Ky rregull të mëson se për mes votës së lirë të qytetarëve të ndërtohen institucuonet e shtetit, duke filluar prej zyrës së ofiqarit e deri te kryetari i shtetit. Për këte, është e nevojshme të hulumtohen faktet e devijimit zgjedhor. Pse në këto zgjedhje parlamentare, që edhe ishin të parat pas pavarsisë së Kosovës, që orgaznizohen nga vet institucionet e shtetit, u menaxhuan aq mbrapsht.

Pse u shkelen ligjet dhe rregullat zgjedhore për t’i dhënë kuptim shtetit ligjor, për konkurencë normale demokratike. Nga doli ky komiditet politik i partive më të mëdha, siq ishin LDK-së dhe PDK-ë, si bartëse kryesore të koalicionit qeveritar, të krijojnë krizë institucionale. Pse u munguan vlerësimet e lidershipit të tyre, se vendimet politike partiake nuk ndërtohen me motive kadrovike të interesit të ngusht personal dhe grupor. Vendimet e tilla të bazuara në dëshira personale dhe të ngushta grupore, janë praktika të këqija. Këto aktivitete jo serioze, ndodhën pikërisht edhe përshkak të koalicioneve tinzare mbrenda personave të këtyre partive, deri në ate masë sa edhe koalicionin qeveritar shpeshherë e vënin në dilemë dhe në sfida të pakuptimta. Si duket nuk ishte dometthënëse porosia e Abraham Linkolnit kur thonte se „Duhet tu jepni njerëzve informata dhe fakte dhe vendi do të jet i sigurt.” Pushteti apo kolacionet që mbështetn në marrëveshje sekrete të rretheve të ngushta partiake, nuk sjellin dobi për demokracinë. Koalcionet jo transparente thellojnë mosbesimin në mes antarëvëe të partive si dhe në elektoratin zgjedhor. Mënyra e tillë e komunikimit jo trasparent në mes menaxhuesve të politikës qeveritare PDK dhe LDK-ë , solli edhe devijimin e proceseve demokratike për të ngritur Kosovën në shtet më domethënës drejt një rrugëtimit institucional për të ndërtuar politikë të qëndrueshme institucionale. U përsëriten gabimet nga zgjedhjet lokale (2009), me përplasjet dhe mungesën e kulturës politike të partnerëve të koalicionit qeveritar LDK – PDK, dëshmuan një joseriozitet të kulturës shtetërore. Partizimi i tepërt i institucioneve shtetërore, interesat grupore, besueshmëria e ulët e qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës është një argument shtesë për mosfunksionimin e suksesshëm të politikave të brendshme për të qenë më të sukseshëm edhe në politikat e jashtme të shtetit. Kontestimet e zgjedhjeve në mes partive dhe në brendinë e partive politike edhe më krijojnë defekte institucionale për funksionimin e shtetit ligjor. Proncimet e përfaqsuesve ndërkombëtar që i monitoruan zgjedhjet ishin edhe dekorajuese, ata përshëndetin qetësin dhe kulturën zgjedhore të qytetarëve të Kosovës, por këto zgjedhje asnjëherë nuk i kanë quajtur të rregullta dhe ligjore.